Vllaznia e kurorëzoi në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e jashtëzakonshëm që përjetoi këtë vit. Skuadra shkodrane la pas dhimbjen për humbjen e kampionatit ndaj Teutës, për të festuar në ‘Air Albania Stadium’ triumfin në Kupën e Shqipërisë pasi mposhti në finale Skënderbeun 1-0.