Top Channel/ Transporti, protestë e punonjësve, kërkojnë kushte më të mira
20/06/2025 19:59

Në kryeqytet u zhvillua një tubim në mbështetje të punëtorëve të transportit dhe telekomunikacionit. “Për të sensibilizuar opinionin sepse taksitë janë deformuar në mënyrë spektakolare. Ka shkuar numri 250 banorë për 1 taksi, pra çdokush ka taksi sot. Por prapë e pranojmë se tregu është i lirë, por nuk pranojmë konkurrencën e parregullt”, shprehet një taksist. “Kërkojmë pagesa më të larta në krahasim me punën dhe vështirësitë që kanë”, shprehet një punëtor. Sindikatat u bashkuan si rrjedhojë e një fushate ndërkombëtare që bën thirrje për punë të denjë, pagesa të drejta dhe përmirësim të kushteve. “Nuk mund të flasim për rrugë të sigurta pa folur për tarifa të drejta dhe pushim për shoferët. Transporti urban dhe interurban përballet me kolaps”, shprehet një tjetër punëtor. Realiteti i përditshëm i punëtorëve është sfidues sipas kompanive të transportit rrugor, me orë të gjata dhe pa motivim në rroga; ndaj propozojnë të kenë bashkëpunim me institucionet shtetërore për të përmbushur kërkesat e tyre. “Pagat e punonjësve të transportit nuk është mjaftueshëm, sepse po shohim dhe ikjen e tyre drejt BE. Duhet një stimul më i madh, minimalja të shkojë neto 95 mijë e më lart. Operatorët nuk kanë mundësi financiare për ti rritur siç duhen, po spati gërshetim politikash me institucionet ne nuk jemi në gjendje ti mbajmë në punë”, shprehet Dashnor Mema. Përgjatë një jave mobilizimi, protestuesit synojnë të dëgjohen shqetësimet e tyre dhe të garantohen të drejtat e Kodit të punës.

Top Channel/ Frenohen shpenzimet, familjet druhen nga blerjet, bie besimi te ndërtimi dhe tregtia
02/11 12:25
Top News – Bordi bën prapakthehu. Ul me 6 lekë çmimin e naftës, benzina nuk preket
31/10 13:52
Top Channel/ Nga janari 2027 ndryshon taksimi, makinat e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë
30/10 15:22
Top Channel/ Buxheti 2027, mbi 10 mld euro, pensionet marrin pjesën kryesore
29/10 19:44
Top Channel/ Rriten taksat për bizneset. Tatimi mbi fitimin nga 15% në 17%, dividendi nga 8% në 15%
27/10 15:06
Top Channel/ Ulet taksa, nga 20% në 6% TVSH për bukën, qumështin, mishin, vajin, vezët, fruta-perime
27/10 15:05
Top Channel/ Ekonomia do të rritet me 3.4%, Banka Botërore: Turizmi dhe shërbimet mbështesin rritjen
27/10 12:15
Top Channel/ Ulet taksa për ushqimet e shportës, nga 20% në 6% TVSH-ja për bukën e disa produkte
27/10 12:14
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:32
Top News – AmCham thirrje kundër dhunës. Përsërit rekomandimet: Kujdes me korrupsionin dhe monopolet
22/10 16:27
Top Channel/ FMN rrit parashikimin në 3.5%. Ekonomia shqiptare do rritet, inflacioni 3.2%
13/10 15:47
Top Channel/ Nafta bie, Europa përfiton. Brent 104.6 dollarë, goditen bursat aziatike
13/10 15:45
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësi! Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së
10/10 15:11
Top Channel/ Banka blen 664 milionë euro! Blerjet rekord në gjashtë muaj, euro vijon të dobësohet
10/10 15:09
Top Channel/ Pesticidet, 7 kompani bëjnë ligjin. Fermerët nën presionin e kostove
09/10 19:58
Top Channel/ Ulet në 2,9% inflacioni, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
08/10 19:49
Top Channel/ Buxheti 2027, 10 miliardë euro. Dyfishohet bonusi i pensioneve dhe pagesa për bebet
07/10 15:18
Top Channel/ 118 mln euro për ujësjellësin. Qytetarët do kenë akses në prokurimet publike
07/10 15:08
Top Channel/ Euro zbret deri në 87 lekë. BSh shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
07/10 15:07
Top Channel/ 40% e shpenzimeve për ushqim, rëndohet buxheti i familjeve
06/10 19:41