Top Channel/ Trafikoi 11 ton kokainë, arrestohet! Prangoset në Republikën Dominikane Vilson Pepa
05/09/2025 15:11

Ky është Vilsdon Pepa, I njohur edhe me emrin Soni I cili mbrëmjen e 3 shtatorit u vu në pranga nga autoritetet e republikës Domenikane pasi ndaj tij kishte një urdhërarresti ndërkombëtar pasi ai është pjesë e grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës të drejtuar nga Ervis Çela dhe Franc Çopja, grup I cili u godit nga spak këtë fillim gushti. Sipas mediave vendase, Pepa u prangos më 3 shtator në Santo Domingo nën masa të rrepta sigurie i prangosur në duar dhe këmbë dhe mbante veshur një helmetë dhe jelek antiplumb. Në momentin e ndalimit, 40-vjeçarit iu gjetën një pasaportë shqiptare, disa dokumente italiane si dhe pesë telefona celularë të koduar dhe para në dorë. Sipas policisë dominikane, 40-vjeçari i njohur edhe si Soni Pepa rezulton i përfshirë me një ngarkesë prej 11 tonësh kokainë, 600 kg prej të cilave u sekuestruan në Roterdam të Holandës midis 7 dhe 8 nëntorit 2020. Ai akuzohet gjithashtu për financimin e blerjes së 10 kg të tjerë në të njëjtin qytet. Ngarkesa e përmendur u nis nga porti i Villetas, në Paraguai, me destinacion portin e Antverpit, në Belgjikë. Grupi kriminal ku ishte I përfshirë Pepa sipas SPAK u zbulua nëpërmjet të dhënave të komunikimit të enkriptuara të platformës SkyECC. Grupi ka tentuar të trafikojë në portet kryesore të BE rreth 17 ton kokainë duke kontrolluar në mënyrë të plotë zinxhirin e trafikut të kokainës. Lënda narkotike fshihej në mënyrë të sofistikuar në ngarkesa legale – kuti sapuni, bombola boje dhe kollose ndërtimi – të maskuara me marka tregtare. Këto ngarkesa transportoheshin me kontejnerë detarë nga portet e Amerikës së Jugut drejt porteve të mëdha evropiane.”

Top Channel/ Protestuesit bllokojnë ‘Zogun e zi’, vazhdojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit
14/11 16:21
Top Channel/ Tensionet e para në protestë, i vënë flakën koshave të mbeturinave, policia nuk reagon
14/11 15:42
Top Channel/ Protesta kundër Ramës/ Sot është lajmëruar mbajtja e një tjetër tubimi proteste
14/11 15:37
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren
14/11 15:12
Top News – Protestat me kërkesën për dorëheqje. Rama: Minojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE
14/11 14:05
Top News – Aksident tragjik në rrugën e Arbrit. Humbin jetën 2 persona, 5 të tjerë plagosen
14/11 13:27
Top Channel/ Grida Duma, Masterclass në Zyrih/ Dy ditë trajnimi me shqiptarët e Zvicrës
14/11 13:05
Top Channel/ “Ylli pa emër” në Gjirokastër, histori dashurie në skenën e teatrit “Zihni Sako”
14/11 12:55
Top Channel/ “Kali i Trojës” kundër plastikës, Greenpeace proteston në samitin COP31 në Turqi
14/11 12:55
Top Channel/Gjanica nxin, shqetësim në Fier, uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë
14/11 12:18
Top Channel/ Instituti për Bashkitë: Buxheti 2027 nuk parashikon kostot dhe kursimet e reformës
14/11 12:12
Top Channel/ Nga burgu, kryebashkiaku Veliaj kërkon mocion mosbesimi ndaj kreut të socialistëve
14/11 12:08
Top News – Vidhnin automjete në Fier. Arrestohet 51-vjeçari, në kërkim 2 bashkëpunëtorët
14/11 12:01
Top News -Veliaj kërkon mocion mosbesimi për Ramën. SMS Asamblesë: Askush s’është i pazëvendësueshëm
14/11 11:44
Top Channel/ Incident gjatë rrugës për në Asamble, qëllohet me vezë eskorta e Ramës në Manëz
14/11 11:15
Top Channel/ Kolaps në Korçë, gjysma e qytetit pa ujë pas një defekti në tubacion
13/11 23:11
Top News-Sinjale nga SHBA për zgjedhjet vendore/Zyrtarja e DASH takim me tre përfaqësues të opozitës
13/11 21:35
Top News – 280 paund në ditë për shpërndarje. Bandat shqiptare reklamojnë ‘biznesin’ në TikTok
13/11 20:30
Top News- Kapet në Igumenicë shqiptarja/ 31-vjeçarja transportoi mbi 86 kg kanabis me makinë
13/11 20:18
Top News- Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë/ GJKKO rrëzon kërkesën e grupit të kokainës
13/11 20:11