Top Channel/Toleranca vrasëse e policisë/Të fortët & shkelësit e ligjit kërcënojnë jetën e të gjithë
25/06/2021 19:34

Anastasia, Eva, dy vajzat e mitura të Eduardit dhe Silvanës u shuan bashkë me prindërit ndërsa po gëzonin për pushimet që do kalonin në shqipëri. Herët në mëngjesin ishin nisur për te gjyshërit që nuk do t’i takojnë dot kurrë. Vdekja e katër anëtarëve të familjes nga patosi, emigrante në Greqi, nuk ishte thjeshtë një aksident fatkeq. Ajo vdekje ishte vrasje dhe si vrasje duhet trajtuar nga Drejtësia. Fatkeqësia është se vrasje të tilla po ndodhin shpesh, vrasje të tilla nuk po ndalen sepse autoritet nuk po reagojnë, policia nuk po reagon. Policia e shtetit me tolerancën e saj ndaj të fortëve po bëhet shkak për vrasje të tilla. disa orë pas aksidentit u lajmërua arrestimi i 22 vjecarit Igli Madani si shkaktar i vrasjes. Me automjetin e tij 100 mijë eurosh, ai ecte me shpejtësi skëterrë në rrugë deri sa bëri gjëmën. Askush nuk e ndali 22 vjecarin në rrugëtimin e tij të çmendur, Asnjë nga postblloqet e shumta që policia vendos në rrugë për shou apo për t’ju vënë gjobë atyre që ndalojnë. Sepse ata që nuk ndalojnë, si 22 vjecari apo bashkëmoshatari i tij pak muaj më parë në mes të tiranës, janë të paprekshëm. Ata, dhe të fortët mund të bëjnë cdo gjë në këtë vend, edhe të na marrin jetën dhe policia është tolerante, nuk i prek, ata nuk dënohen. Me ndihmën e policisë ata na kërcënojnë, na shantazhojnë, na fyejnë sa herë dalin në rrugë. Arroganca e tyre i ka rrënjët te pandëshkueshmëria, sepse policia i toleron aq sa të bëhen vrasës. Nëse disa prej tyre do ndaloheshin, do penalizoheshin e burgoseshin, sot katër anëtarët e familjes nga Patosi do ishin gjallë. Në 120 kilometrat e rrugës nga tirana për në Vlorë, janë disa postblloqe policië, nëse ndonjë prej tyre në zbatim të ligjit do kishte ndalur e do kishte bllokuar makinën 100 mijë euro që ecte me shpejtësi, sot shumë jetë do ishin shpëtuar përfshi edhe jetën e vetë autorit të kësaj vrasje.

Top News- Vrau 22-vjeçaren shqiptare në Itali/ Dënohet me burgim të përjetshëm autori
27/10 21:30
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë/ Studentët përsërisin kërkesën: Rama të iki!
27/10 21:24
Top Channel/ Protesta e 15 në bulevard, studentët shmangen incidentet
27/10 20:14
Top Channel/ Debati për të drejtat e autorit, “Acromax” dyshime për censurë, reagon ministria
27/10 20:03
Top Channel/ Debat mes socialistëve për imunitetin e Guvernatorit, miratohen ndryshimet në ligj
27/10 19:42
Top Channel/ Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete
27/10 19:18
Top News- “Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes”, Rama reagon për Paketën e re Fiskale
27/10 19:15
Top Channel/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme
27/10 18:42
Top News – SPAK çon për gjykim grupin Rraja. Trafikuan tonelata me lëndë narkotike në Europë
27/10 18:37
Top Channel/ Pasi hoqën pllakatën e Aleks Nikës, protestuesit tjetër mesazh: 21 janar ka çdo ditë
27/10 18:26
Top News – Bora e parë në Kukës/ Reshjet përfshijnë disa fshatra malorë
27/10 18:10
Top News – Kukësi ‘mbulohet’ me petkun e bardhë, shënohen reshjet e para të dëborës
27/10 17:49
Top Channel/ Bora mbulon zonat malore të Kukësit, temperaturat bien ndjeshëm
27/10 17:42
Top Channel/Berisha denoncon paketën e re fiskale:PD do ta anulojë, vendosim taksën e sheshtë 10%
27/10 17:05
Top News- Dita e 15-të e tubimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave
27/10 17:04
Top Channel/ Digjen koshat e plehrave te Ministria e Arsimit, marshojnë drejt kryeministrisë
27/10 16:52
Top News- Aksident me vdekje në aksin Berat-Dimal/ Automjeti përplas 63-vjeçarin me biçikletë
27/10 16:10
Top Channel/ Protesta te ministria e arsimit e qetë. Studentët mblidhen për protestën e përditshme
27/10 15:46
Top Channel/ Debat te “Ligjet” për Guvernatorin e Bankës, përplaset Zaçaj e Gjiknuri
27/10 15:35
Top Channel/ Tetori rozë, në Prrenjas shkon mamografia e lëvizshme, kontrolle për kancerin e gjirit
27/10 15:29