Policia e Korçës ka finalizuar me sukses operacionin antidrogw tw koduar “Restart”, si rezultat i tw cilit ka shkuar në 7 numri i të ndaluarve. Po ashtu janw sekuestruar edhe 252.4 kg lëndë narkotike, ndwrsa ky operacion ka startuar një muaj më parë për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek. Në vijim të operacionit, goditet rasti i tretë i tentativës për trafikim të narkotikëve, sekuestrohen edhe 65 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, vihen në pranga 2 shtetas të tjerë.