Top Channel/ Tiranë-Durrës, 8 korsi në total/ Hapen tenderat për zgjerimin e disa akseve
05/04/2024 19:47

Sicc ishte parashikuar në planin e investimeve publike në Buxhetin e këtij viti ka nisur puna për zgjerimin dhe shtrimin e disa akseve të rëndësishme infrastrukturore. Autoriteti Rrugor ka hapur tenderat për Lotin 1 dhe 2 për zgjerimin me vlerë 32.4 milionë euro për zgjerimin e autostradës Tiranë -Durrës. Ajo do të bëhet me katër korsi nga të dyja krahët, ndërsa shpejtësia maksimale e projektuar arrin deri në 140km/h. Punimet për këtë projekt pritet të zgjasin deri në 24 muaj pas lidhjes së kontratës. Ndërkohë një tjetër projekt i rëndësishëm rrugor është rehabilitimi i rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa me fondin limit 7.3 milion euro, që do të shërbejë si një alternativë për të udhëtuar drejt Durrësit. Në këtë aks rrugor Banka Botërore ka financuar edhe rehabilitimin e urës së Beshirit. Një tjetër projekt rrugor për të cilin është hapur tenderi në Lotin e I në vlerën 18.5 milion euro është aksi Berat – Ballaban, i cili do të shmangë rrugën e vjetër aktuale që të dërgon për në Këlcyrë, e më pas Përmet, duke hapur një korridor të ri në Jug të vendit. Gjithashtu edhe rruga e Ksamilit do të zgjerohet, ndërsa tenderi është hapur nga ARRSH me fond limit 16.2 milion euro dhe me afat dy vite, për një aks që lidh Sarandën me ishullin dhe parkun e Butrintit.

Top Channel/ UBT, bien regjistrimet e reja në agronomi. Rriten aplikimet për IT, arkitekturë e pyje
29/08 19:53
Top Channel/ Indianët në serat shqiptare, të rinjtë braktisin bujqësinë, zëvendësohen nga të huaj
29/08 19:51
Top News – Rriten lejet e ndërtimit, mbi 30 për qind më shumë krahasuar me 2025
29/08 12:22
Top News – Paratë jashtë bankave në nivele rekord. Shifrat e BSH, në korrik arritën në 5.6 mld euro
28/08 19:53
Top Channel/ Sigurim për prodhimin bujqësor, shteti subvencionon primin, ekspertët: Skema pozitive
28/08 19:52
Top Channel/ Më shumë leje, më pak vlerë, rriten 28%, por projektet bien 13.2%
28/08 19:50
Top News – Rritet pesha e fotovoltaikëve, 20 për qind e energjisë së prodhuar erdhi nga dielli
26/08 21:35
Top News – Rritja e çmimit të naftës, transporti publik paralajmëron reduktim të autobusëve
24/08 21:17
Top Channel/ Pijet shqiptare humbin tregun, prodhimi vendas bie 55%, importet dominojnë marketet
24/08 19:51
Top Channel/ Shqipëria 61 milionë euro nga BE, Karakaçi: Kapëm objektivat brenda 30 qershorit
21/08 19:47
Top News – Nafta rritet me 4 lekë. Shtrenjtohet sërish, arrin në 219 lekë për litër
19/08 18:35
Top Channel/ Nafta shkon në 219 lekë, tensionet globale rrisin çmimet në bursa
19/08 15:14
Top News – Ndryshon sërish çmimi i naftës/ Do të shitet në treg me 215 lekë për litër
13/08 21:34
Top Channel/ “Vapa” rriti inflacionin në 3,4%! Transporti shtrenjtohet 8% në vit
10/08 15:16
Top Channel/ Byrotë private mbledhin të dhëna, huamarrësit korrektë përfitojnë norma më të ulëta
09/08 12:30
Top Channel/ Tregtia udhëheq kreditimin, rritet kërkesa nga ndërtimi, akomodimi frenon huamarrjen
07/08 12:11
Top Channel/ Euro në pikën më të ulët/ Sezoni turistik shton presionin mbi kursin e këmbimit
05/08 15:11
Top News- Euro në pikiatë/ Prurjet nga turistët e zhvlerësojnë në nivele rekord
04/08 13:05
Top News – Zbuten kriteret për kredinë e butë, Qeveria rrit tavanin e të ardhurave dhe ofron garanci
03/08 18:47
Top Channel/ Sezoni turistik nuk mjafton, bie besimi në ekonomi. Ndërtimi, sektori më i goditur
03/08 12:16