Top Channel/ The Guardian: Varfëria, dhe jo krimi po shtyn largimin e shqiptarëve
07/11/2022 20:01

Shqipëria vijon të jetë në faqet e para të mediave britanike , për emigrimin në masë të qytetarëve drejt ishullit. ”Varfëria, dhe jo krimi po shtyn largimin e shqiptarëve, kështu shkruan the guardian në një artikull të gjatë . Në një vend me një popullsi më të vogël se Uellsi, thotë the guardian, gati çdo familje në Shqipëri ka një anëtar jashtë vendit. Ndërsa Sondazhet e njëpasnjëshme kanë treguar se të paktën 60% duan të largohen nga vendi. Qendra e vërtetë e mosmarrëveshjes që e ka shtyrë Londrën të dërgojë delegacionet e saj, nuk është në Tiranë, por gati 100 milje në veri-lindje, në malësitë e Shqipërisë të goditura nga skamja, ku ende shumë njerëz ëndërrojnë të shkojnë në Dover me gomone. Dikur vendi ku mbaheshin të burgosurit politikë, brenda pamjes së të ashtuquajturve "malet e mallkuara" të Alpeve Shqiptare, ku ata më me fat sigurojnë jetesën me një pagë prej vetëm 270 € në muaj. Në qytetin e Kukësit, të rinjtë thuhet se po ndjekin kurse intensive të gjuhës angleze, për t’u bashkuar miqve dhe të afërmve në Britani.Optimizmi i krijuar nga ndërtimi i një aeroporti ndërkombëtar në Kukës, një stadium futbolli me 8000 vende dhe rrugë të reja nuk arritën të përmirësonin kushtet për një jetë më të mirë. Ndërkohë që varfëria mund të jetë forca shtytëse për migrimin në veri, në Tiranë është arsimi dhe dëshira për jetë të lira nga miqësia dhe korrupsioni. “Mendoj se problemi ynë më i madh është të mos folurit sinqerisht për gjërat që duhet të na shqetësojnë ne si shoqëri,” thotë 28-vjeçarja Dafina Peci, sekretare e përgjithshme e kongresit kombetra të rinisë në tiranë, që këtë vit iu dha titulli i kryeqytetit rinor evropian. “Është e tmerrshme të portretizohesh si një komb që lejon migrimin e paligjshëm kur të gjithë e dimë se të largohesh nga zona jote e rehatisë, nga gjuha, nga familja – të gjitha kujtimet që ke njohur ndonjëherë – nënkupton një nivel dëshpërimi.”, thotë ajo . Rritja akute e kërkesave për azil nga të diplomuarit ushqen shqetësimin madhor të një largimi të paprecedent të trurit. Pamjet: AFP

Top Channel/ Trump: Është shëtitje, jo luftë. Sulmet përfundojnë kur themi ne
11/03 23:04
Top News – 3 kushtet e Iranit për fundin e luftës. Pezeshkian flet me Putin dhe homologun pakistanez
11/03 22:55
Top News – Qëndrimi i Spanjës për luftën në Iran, Trump kërcënon: Mund t’i ndërpres lidhjet tregtare
11/03 22:52
Top News- Shpërthimi në ambasadën amerikane, tre norvegjezë në pranga, lidhje me terroristët
11/03 22:47
Top News – Integrimi i Shqipërisë në BE / Marta Kos: Në fokus standardet për sundimin e ligjit
11/03 22:20
Top Channel/ Greqia kufizon fitimet për naftën, u vendos limite kompanive
11/03 21:51
Top Channel/ Merret vendimi, 400 milionë fuçi rezervë kundër kërcënimit iranian
11/03 19:47
Top Channel/ Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasadori iranian në OKB: Mbi…
11/03 18:38
Top Channel/ Irani nuk ndal kërcënimet: Do të shënjestrojmë bankat e lidhura me SHBA-në dhe Izraelin
11/03 18:36
Top Channel/ Sulm dronash pranë Aeroportit të Dubait, katër persona të plagosur
11/03 18:35
Top Channel/ Përshkallëzohet situata në Liban, Izraeli paralajmëron evakuim të banorëve të Bejrutit
11/03 18:34
Top News – Putini pret internetin, ‘frikë nga Ukraina’ / Kremlini: Për aq kohë sa është e nevojshme
11/03 18:33
Top Channel/“Erë gjaku e baruti”, Erdogan jep alarmin: Lufta e Iranit do të përhapet kudo në rajon!
11/03 15:16
Top News – Izraelitët kërcejnë, ‘festë në bunker’…ndërsa raketat e Iranit fluturojnë mbi Tel Aviv
11/03 14:41
Top Channel/ Fluturime misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit, REL: Dyshime për transport armësh!
11/03 14:24
Top News – T’i hiqet vetoja SHBA-së dhe Rusisë / Spanja kërkon reformimin e Kombeve të Bashkuara
11/03 13:44
Top News – Bunkerët e Luftës së III Botërore / Prodhuesi: Jam i mbytur me kërkesa, i duan të gjithë
11/03 13:41
Top News – Sulme mbi Iranin, nga Evropa / SHBA do të përdorë bazën rumune, shqyrtohet kërkesa
11/03 13:39
Top Channel/ Zvicër, policia e pohon: Djegia e autobusit me 6 viktima, e qëllimshme!
11/03 13:34
Top Channel/ Mira Murati, marrëveshje miliardëshe! Startup i saj bashkëpunon me Nvidia
11/03 12:38
DIGITALB DIGITALB