Top Channel/ The Economist: “Epoka e bollëkut ka mbaruar”, përse përfundoi bota në këtë pikë?
10/10/2021 15:20

Nuk mund të jetojmë me to, nuk mund të jetojmë pa to, por duket se epoka e bollëkut të karburanteve fosile ka mbaruar, thotë The Economist. Për pjesën më të madhe të dekadës së fundit, fjala më e përdorur në sektorin e energjisë ishte pikërisht kjo, “bollëku”. Një industri që synoi prej kohësh ta raciononte prodhimin e lëndëve djegëse fosile me qëllimin t`i mbante cmimet e larta, u përball befas me teprica furnizimi pas një bum-i të naftës argjilore në SHBA, që solli uljen e kuotimit të arit të zi nëpër botë. Nga ana tjetër, burimet e energjisë së pastër, si era dhe dielli, nisën të konkurronin fort me lëndët djegëse të përdorura tradicionalisht për prodhimin e energjisë, si qymyri dhe gazi natyror. Javët e fundit, po ndodh e kundërta. Shoferët britanikë po vuajnë aktualisht për shkak të mungesës së drejtuesve të kamionëve që furnizojnë pikat e karburanteve. në disa pjesë të Kinës ka ndërprerje të energjisë, pjesërisht edhe për shkak të përpjekjeve të vendit komunist për të frenuar emetimet e gazeve shkaktare të efektit serë. Kjo krizë me pasoja inflacioniste, nuk do të jetë aspak pozitive për një botë që pjesën më të madhe të energjisë së saj, e siguron ende nga lëndët djegëse fosile, shkruan The Economist. Por të paktën ajo mund të përshpejtojë kalimin në burime më ekologjike dhe më të lira të energjisë, vazhdon e përjavshmja prestigjoze britanike. Sa më gjatë që çmimet të qëndrojnë në nivele të larta, aq më shumë ka gjasa që kalimi tek energjia e pastër ta varrosë industrinë e karburanteve fosile, thuhet në artikull, ndërsa konsumatorët sipas tij, duhet të përgatiten për më shumë mungesa në treg.

Top News – U helmua me çokollatë dhe reçel / Zbulohet komploti kundër presidentit të Ekuadorit
24/10 15:36
Top News – ‘Kur të duhet të lëvizësh shpejt’ / Reklama e vinçit të përdrour në grabitjen e Luvrit
24/10 15:20
Top News – Zelenski ‘zbarkon’ në Britani / Takon mbretin dhe kryeministrin, më shumë mbështetje
24/10 15:20
Top News – Google kufizion aksesin te informacionet për inteligjencën artificiale
24/10 15:08
Top News – Bombardues supersonikë në Venezuelë / Ushtria amerikane nis B-1, përgatitje për sulm
24/10 13:41
Top News – Rusët i shpallin luftë kafesë / ‘Është perëndimore, më mirë pijmë çaj’
24/10 13:39
Top News – Erdogan ‘në krah’ të Hamasit / I kërkon Trumpit të ndalojë Izraelin
24/10 13:33
Top News – Në garë për të çarë mbrojtjen ruse / Ukraina vë bast te dronët, më shumë sulme
24/10 13:27
Top News – Ukraina arrin deri në Moskë / Sulm i rrallë në periferi, pesë të plagosur
24/10 13:25
Top Channel/ Trump “ndal” Izraelin: S’do lejojmë që të aneksojnë edhe Bregun Perëndimor
24/10 12:23
Top Channel/ Japonia, me SHBA e kundër Kinës, kryeministrja: Qëndrim të rreptë ndaj të huajve
24/10 12:22
Top Channel/ BE, kredi e Ukrainës me para ruse/ 140 mld euro për 2 vite, duhet gjetur zgjidhja
24/10 12:22
Top News – Rikthehen Gambinot, Luchesset e Genoveset / Skema mafioze e pokerit që vodhi miliona USD
24/10 12:07
Top News – Pushtojnë hapësirën ajrore të NATO-s/ Avionët e Putinit nuk ndalen, Lituania proteston
24/10 11:59
Top News – Putin sfidon sanksionet e Trumpit / Presidenti amerikan: Flasim pas gjashtë muajsh
24/10 11:44
Top News – Trump zemërohet me Kanadanë / Bisedimet tregtare janë ndërprerë përfundimisht
24/10 11:39
Top News – Asetet e ngrira ruse për Ukrainën / BE dështon sërish, këtë radhë bllokon Belgjika
24/10 11:37
Top News – Rruspat në Shtëpinë e Bardhë / Trump tregon projektin për sallën e ballos, 250 mln USD
24/10 10:00
Top News – ‘BE kërkon luftë me zor’. Orban sulmon Brukselin: Ursula do qeveri kukull në Hungari
24/10 09:40
Top News- Paqe…por me viktima/ 89 të vrarë në Gaza që nga nisja e armëpushimit
24/10 09:39
BILETA Portokalli - Bileta