Top Channel/ “Terroristët” kyçin gojën , Erzen Uka në spital, u plagos gjatë rezistencës 12-orëshe
26/11/2025 12:17

I shoqëruar nga forca të shumta sigurie, Erzen Uka i arrestuar gjatë aksionit të bujshëm të forcave RENEA në Fushë-Arrëz është paraqitur sërish mëngjesin e kësaj të mërkure në urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë mjekim për plagën në këmbë. Pas vetëdorëzimit, policia konstatoi se 35-vjeçari ishte i plagosur dhe u transportua menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Vizita e sotme është e dyta brenda dy ditesh, ndërsa rrethanat e plagosjes së tij mbeten ende të paqarta. Sebashku me të arrestuarin tjetër, Julian Cumraku, Uka vijon të mbahet në paraburgimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në pritje të seancës gjyqësore. Të dy nuk kanë pranuar ende të japin deklarime për grupin hetimor. Uka dhe Çumraku u vetëdorëzuan pas më shumë se 13 orësh të rrethuar në një banesë në lagjen Orosh të fshatit Kryezi, Fushë-Arrëz. Çumraku ishte kthyer të jetonte prej më shumë se një viti në fshatin e të parëve, ndërsa kohët e fundit aty ishte bashkuar edhe Uka. Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti armë, municion, granata dhe një flamur të organizatës “ISIS”. Erzen Uka ka qenë i dënuar më herët për nxitje të urrejtjes dhe konfliktit, ndërsa Julian Çumraku ka precedentë për vjedhje dhe kanosje.

Vrau të birin prej mbesës, detaje të reja nga krimi në Gjilan
02/11 23:30
Arbër Hajdari i përgjigjet Veliajt: Nuk kam lidhje me histori politiko-penale
02/11 23:19
Rama: reflektuam për protestat, Sazani ende çështje e pambyllur
02/11 22:58
Top News- Protestë para Kryeministrisë/ Pjesëmarrësit më të pakët, studentët kthehen në auditorë
02/11 22:25
Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36