Top Channel/ Terroristë mbi gomone/ Autoritetet britanike dyshojnë se 19 terroristë hynë në angli
22/04/2023 20:12

Autoritete britanike thonë se mes të ardhurve me gomone nga Franca drejt Anglisë 19 janë persona te dyshuara për terrorizëm. Edhe opozita tashmë kërkon deportimin e tyre, por ata nuk mund te dërgohen nga kane ardhur qofte se bendet e tyre te origjinës nuk i pranojnë, por edhe se çdo vendim ndaj tyre për deportim do duhet te kalojë përmes proceseve gjyqësore. Siç kishte paralajmëruar Top-Channel më herët, se mes të ardhurve me gomone përmes la Manshit, mund te kishte edhe të dyshuar për terrorizëm, tashmë kjo është pranuar publikisht. Autoritetet britanike po flasin për 19 të dyshuar që kanë mbërritur me gomone gjatë vitit të kaluar, të cilat janë pikasur përmes të dhënave operative dhe inteligjente dhe marrjes së gjurmëve të gishtërinjve në momentin e mbrotjës. Sipas medias, ata po jetojnë nëpër hotele që paguhen nga taksapaguesit britanike. Pesë prej tyre janë irakiane, pesë iranian, katër afganë, kater nga Somalia dhe njeri është libian. Disa nga 19 të dyshuarat janë nën survejimin e shërbimit sekret britanik MI5, dhe qendrës britanike të përgjimeve GCHQ dhe policia a anti-terrorit. Shërbimi sekret MI5 ka rreth 3 mijë të ashtuquajtur “subjekte me interes” të cilët janë nën hetime akive. Ky lloj survejimi për një të dyshuar kërkon 20 deri 25 oficere të armatosur në gatishmëri 24 ore, operacion që kushton 2 milionë sterlina në vit për një të dyshuar. Të dhënat inteligjente kundër tyre nuk mund të përdoren në gjykatat britanike dhe shërbimi i jashtëm dhe ai i brendshëm sekrete MI5 dhe Mi6 nuk preferojnë të ofrojne të dhënat e tyre nga frika e ekspozimit te aftësive të tyre survejuese ose vendosjes ne rrezik të burimeve të tyre të fshehta. Ndërkohe me gomone drejt Britanisë kanë kaluar 5 mijë emigrantë gjatë këtij viti, edhe pse kushtet atmosferike nuk kanë qenë shumë të favorshme. Muajit në vazhdim mbeten sprova e vërtetë e përsëritjes ose jo të trendit të vitit të kaluar ku mbërritën shumica e emigranteve apo nëse bashkëpunimi franko-anglez do jetë efikas, kur afro gjysmë milionë sterlina i janë akorduar Francës të bashkëpunojë me Britaninë për frenimin e kalimeve ilegle nëpër La Mansh.

Top Channel/ Mojtaba Khamene u operua në Rusi, u ndihmua nga Putin
15/03 23:00
Top News – Netanyahu përgënjeshtron Iranin. Tallet me pretendimet se u vra nga sulmet iraniane
15/03 21:05
Top Channel/ Hormuzi bashkon botën kundër Iranit! Britania, Japonia, Kina… pro thirrjes së Trump
15/03 19:45
Top Channel/ Sulmohet baza italiane në Kuvajt, përshkallëzohet tensioni, Irani i përgjigjet Trump
15/03 19:43
Top News – Izraeli investon në armatë. 827 milionë dollarë për blerje emergjente ushtarake
15/03 18:30
Top Channel/ Zelensky: Po shantazhohem nga BE/ “Duan të hap tubat për naftën ruse”
15/03 14:57
Top News – Mizori në luftën e Iranit / Papa Leoni dënon dhunën, kërkon armëpushim
15/03 14:56
Top News – Të paktën edhe tre javë luftë / ‘Mijëra objektiva të mbetura në Iran’, Izraeli vazhdon
15/03 14:52
Top Channel/ “Nuk janë kushtet për paqe”/ Trump reagon pasi Irani kërcënoi se do vrasë Netanyahun
15/03 14:42
Top News – Luftanijet e aleatëve në Hormuz / Trump bën kërkesën, 16 anije të sulmuara deri tani
15/03 13:27
Top News – ‘Zgjohet’ Kina, rrethon Tajvanin / Avionë luftarakë në ishull pas mungesës së pazakontë
15/03 13:05
Top News – Armë vdekjeprurëse, por ‘tërheqëse’ / Kim Jong un teston lëshuesin e raketave bërthamore
15/03 13:05
Top News – Kërkon para në këmbim të ndihmës / Zelenski dërgoi ekspertët e dronëve në Lindjen e Mesme
15/03 13:03
Top News – Qindra dronë ukrainas mbi Moskë / ‘Kremlini në shënjestër, mbrojtja ajrore ‘në aksion’
15/03 13:03
Top News – Kharg, ‘ishulli i ndaluar’ i Iranit/ Zemra e industrisë së naftës të Iranit në shënjestër
15/03 12:22
Top News- Do godasë Khargun ‘vetëm për qejf’/ Trump kërcënon qendrën e eksportit të naftës të Iranit
15/03 11:58
Top Channel/ Trumpi u kërkon ndihmë aleatëve/ Thirrje për anije luftarake në Hormuz & kritika për…
15/03 11:46
Top Channel/ Mbretëria e Bashkuar i përgjigjet SHBA/Plani për të ndihmuar aleatët në Lindjen e Mesme
15/03 11:44
Top Channel/ Shuhet në moshën 96-vjeçare filozofi Habermas/ Gjermani që nuk heshti kurrë për Kosovën
15/03 10:59
Top Channel/ Zvicra ndalon dy avionë amerikanë/ Reagon qeveria: Na e dikton ligji i neutralitetit
15/03 10:36
DIGITALB DIGITALB