Kanë përjetuar momente paniku banorët e komunës Fara Vicentino në provincën e Vicenzës në Itali, ku një emigrant maroken mbeti i vrarë pas një përplasjeje të armatosur me karabinierët. Emigranti kishte vvjedhur pistoletën e një polici dhe kishte hapur zjarr ndaj një efektivi tjetër duke e plagosur rëndë. Forcat e rendit kishinn ndërhyrë pas sinjalizimeve nga kalimtarët se një burrë në rrugë po thërristë me të madhe: Allahu Akhbar, sic ka ndodhur në disa raste në Europë përpara atentateve vdekjeprurëse.