Për anëtarët e qeverisë franceze nuk do të ketë paqe derisa të tërhiqen nga reforma e pensioneve. Kështu deklaruan një grup protestuesish, kryesisht mësuas dhe sindikalistë që kundërshtuan vizitën e ministrit të Arsimit Pap Ndiaye në Lion. Si pasojë e protestës me zhurmë tiganësh e tenxheresh, ministrit francez të arsimit iu desh të shtynte një vizitë në institutin kombëtar francez për arsimin e lartë. “Pap Ndiaye, si çdo ministër, do të shoqërohet me protesta dhe zhurmë tiganësh deri sa të tërhiqet reforma. Ne kemi një mosmarrëveshje të madhe me ministrin për çështjen e rivlerësimit të stafit të arsimit kombëtar”.