Top Channel/ Tentuan të blinin jurinë, autoritetet amerikane kapin mat 3 shqiptarë, zbulohet…
25/05/2026 21:19

Tre anëtarë të mafias shqiptare, njëri prej të cilëve i lidhur me familjen Gambino, pranuan se u përpoqën të korruptonin një juri në gjyqin kundër Goran Gogic, avokati i të cilit është nipi i njërit prej bosëve të të njëjtit klan me origjinë italiane. Çështja lidhet me sekuestrimin rekord të 18 tonëve kokainë në anijen “MSC Gayane” në vitin 2019, ngarkesë që ishte nisur nga Kili dhe u kap nga autoritetet amerikane. Sipas hetimeve të DEA-s, droga ishte futur në anije në det të hapur përmes motoskafeve që iu afruan mjetit lundrues pas nisjes nga porti. Në qendër të hetimeve ndodhet Goran Gogic, ish-boksier nga Mali i Zi, i cili sipas autoriteteve amerikane drejtonte një rrjet ndërkombëtar trafiku droge të lidhur me mafian shqiptare. Përveç anijes “Gayane”, ai akuzohet edhe për organizimin e dërgesave të tjera të kokainës, të sekuestruara në Nju Jork dhe Filadelfia. Gogic u arrestua në tetor të vitit 2022 në aeroportin ndërkombëtar të Majamit. Gjatë marrjes në pyetje, ai deklaroi para hetuesve se “nuk ishte ndonjë njeri i madh”, duke lënë të kuptohet se pas tij qëndronin figura edhe më të rëndësishme të botës kriminale. Ai kërkoi të bashkëpunonte me autoritetet amerikane në këmbim të rikthimit në Gjermani, ku kishte jetuar prej vitesh, por kërkesa e tij u refuzua. Hetimet morën një kthesë tjetër kur në telefonin e sekuestruar të Gogic u zbuluan llogari të aplikacionit të koduar Sky ECC, platformë komunikimi e përdorur gjerësisht nga grupet kriminale ndërkombëtare. Avokatët e tij tentuan të kundërshtonin provat e siguruara nga hetimet europiane në Francë dhe Belgjikë, duke pretenduar se ato nuk mund të përdoreshin në gjykatë. Mbrojtja e Gogic drejtohet nga Joseph Corozzo Jr., nipi i një prej figurave historike të familjes mafioze Gambino, një nga pesë familjet më të fuqishme kriminale në Nju Jork. Sipas mediave amerikane, lidhjet mes mafias shqiptare dhe asaj italo-amerikane janë bërë gjithnjë e më të forta në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Kur strategjia ligjore nuk funksionoi, grupi kriminal dyshohet se tentoi të ndikonte drejtpërdrejt procesin gjyqësor. Në nëntor të vitit të kaluar, tre persona iu afruan një anëtari të jurisë në Staten Island dhe i ofruan 100 mijë dollarë cash në këmbim të një vote në favor të pafajësisë së Gogic. Të arrestuarit janë identifikuar si Afrim Kupa, 53 vjeç, shqiptar me banim në Staten Island; Valmir Krasniqi, 35 vjeç nga Kosova; dhe Mustafa Fteja, 54 vjeç, shqiptar. Sipas autoriteteve amerikane, Kupa ka lidhje direkte me familjen Gambino dhe më herët është dënuar për trafik droge dhe grabitje bankash. Hetuesit zbuluan se të dyshuarit kishin siguruar të gjitha të dhënat personale të anëtarit të jurisë, përfshirë adresën dhe fotografinë e tij. Përballë akuzave për pengim të drejtësisë, që mund t’i çojnë deri në 20 vite burg, të tre pranuan fajësinë dhe kërkuan ulje dënimi. Prokurori federal i Distriktit Lindor të Nju Jorkut deklaroi se tentativa për të korruptuar një juri përbën “një goditje në zemër të sistemit amerikan të drejtësisë”. Ndërkohë, gjyqi ndaj Goran Gogic mbetet i pezulluar, ndërsa autoritetet po marrin masa të reja sigurie për mbrojtjen dhe anonimatin e jurisë. Hetimet vazhdojnë edhe në vende të tjera, pasi emri i Gogic është lidhur me dërgesa droge të sekuestruara në Peru, Panama dhe Holandë. Autoritetet kiliane kanë ngritur gjithashtu alarmin se portet e vendit vazhdojnë të përdoren si pikë tranziti për kokainë me pastërti të lartë drejt tregjeve europiane dhe amerikane. Skandali ka rikthyer në vëmendje edhe familjen mafioze Gambino, e cila dikur drejtohej nga bosi famëkeq John Gotti. Edhe pse sot mban një profil më të ulët, familja mbetet aktive në trafikun e drogës, lojërat e paligjshme të fatit dhe aktivitete të tjera kriminale ndërkombëtare.

Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33
Top News – ‘Mbyllet’ Franca, bizneset ulin qepenat / Priten protesta të dhunshme këtë fundjavë
23/10 12:58
Top News – Lëshon valë dronësh drejt Moskës / Rusia bombardon Kievin ndërsa flitet për negociata
23/10 12:54