Tensionet janë përshkallëzuar ndërsa një pjesë e protestuesve u zhvendosën nga sheshi para Kryeministrisë te Universiteti Politeknik. Protestuesit dhe rojet e universitetit janë përplasur fizikisht, ndërsa studentët kërkojnë të marrin sërish banderolën. Sipas tyre, policia ndërhyri duke i rrëzuar studentëve banderolën që kishin shpalosur në katin e sipërm të universitetit. Në videot e siguruara nga Top Channel, disa nga proetstuesit që janë futur brenda në universitet, kanë dëmtuar xhamat e dritareve, por edhe pajisjet të cilat gjendeshin në auditorë.