Nisja e sesionit të ri parlamentar e zhvendosi sërish protestën para dyerve të parlamentit ku objektiv ishin sërish deputetët për tu goditur me vezë dhe domate. Por ky skenar nuk u realizua pasi policia e Tiranës ishte kujdesur të krijonte një perimetër të gjerë sigurie dhe të nxirrte në terren qindra forca. Por kjo nuk I pengoi protestuesit të grumbulloheshin në disa anë të parlamentit ku vijuan në kor thirrje kundër kastës politike Por situate u tensionua kur kuvendi mbylli seancën. Në mungesë të një përballje me deputetët, vezët u hodhën mbi çdo makinë që mbante ndonjë sinjal shtetëror dhe ndaj policisë. Situate precipitoi kur protestuesit bllokuan aksin rrugor në krah të pedonales. Pas thirrjeve të njëpasnjëshme për lirimin e rrugës policia ndërhyu duke shoqëruar disa prej protestuesve. Top channel mëson se në komisariat përfunduan rreth 15 protestues. Pas rreth 30 minutash situata u normalizua dhe protestuesit marshuan drejt kryeministrisë aty ku përmbyllën ditën e 101 të protestës.