Komisioni Hetimor i propozoi Kuvendit votimin e shkarkimit të presidentit Ilir Meta, pasi është faktuar shkelja e më shumë se 10 neneve të Kushtetutës prej tij. Nga ky hetim komisioni hetimor thekson se presidenti Ilir Meta u kthye në frymëzues të dhunës duke shkelur nenin 88 të kushtetutës si dhe atë 98 duke u përfshirë në fushatë elektorale.