Top Channel/ “Të na falni”, presidenti çek i kërkon ndjesë Serbisë për bombardimet e Nato-s në 1999!
18/05/2021 17:06

Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman i kërkoi falje Serbisë për pjesëmarrjen e vendit të tij në bombardimet e Nato-s në Beogradit në 1999, të cilat parandaluan genocidin. Gazeta serbe Danas thotë se Zeman, këtë deklaratë e bëri pas një takimi me presidentin serb, Aleksandar Vucic. Takimi vetë u zhvillua me dyer të mbyllura, dhe në përfundimin e tij dy liderët iu drejtuan mediave. Vucic ishte pritur me herët në Kalanë e Pragës me nderime ushtarake qe u pasuan nga ceremoni për ndarje cmimesh. Aty, Zeman i dhuroi presidentit serb “Urdhrin e Luanit të Bardhë”, dhe mori prej tij “Urdhrin e Republikës së Serbisë në Shirit”. Pas takimit, Zeman theksoi se ata diskutuan “për miqësinë tradicionale që u zhvillua më 1938 dhe 1968”. “Në të dy rastet, populli serb na dha mbështetje dhe ne i falënderuam ata. Unë kërkoj falje për bombardimin, ishte më keq sesa një krim. Kërkoj nga populli serb të na falë”, deklaroi presideni cek. Bombardimet e Nato-s nisen pas aksioneve të shumta të forcave serbe, djegieve dhe dëbimeve masive në vitin 1998 dhe pas dështimit të Konferencës së Rambujesë për një marrëveshje paqësore me Beogradin. Pasi dështuan edhe përpjekjet e fundit të ndërmjetësueit të atëherëshëm amerikan Richard Holbrooke, bombardimet filluan në 24 mars 1999 në orën 20:00. Sulmet ndaj forcave serbe u ndërprenë më 10 qershor 1999, nje dite pas nenshkrimit te Marrëveshjes Kumanovës, me të cilën Sllobodan Milloshevic, pranoi t'i tërheqë trupat nga Kosova.

Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25