Vetëm 10 nga 225 të paraburgosur në Reç janë nën akuzë për krim të organizuar dhe korrupsion. Shifrat u evidentuan nga kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mediat, Jorida Tabaku, pas një vizite monitoruese në këtë institucion. Ajo kundërshtoi argumentet e mazhorancës për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, lidhur me masën e sigurisë “arrest në burg”.