Autoritetet izraelite zbardhin detaje nga incidenti i rëndë në bordin e një avioni të “FlyDubai”, ku gjatë fluturimit nga Dubai drejt Tel Avivit ndihmëspiloti goditi me thikë kapitenin, pas një përleshjeje në kabinën e pilotëve. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, e cilësoi ngjarjen si “një incident sigurie jashtëzakonisht të rëndë”, ndërsa deklaroi se një nga pilotët e “FlyDubai” goditi me thikë kolegun e tij, pasi kishte për qëllim rrëzimin e avionit.