Norvegjia nuk e priti mirë lëshimin e një rakete kërkimore suedeze e cila nuk funksionoi sic duhet, e ra brenda territorit të saj. Raketa e nisura nga Sëeden Space Corp, SSC nga qendra hapësinore Esrange në veri të Suedisë, arriti një lartësi prej 250 kilometrash ku eksperimentet u kryen në gravitetin zero. Paskësaj, ajo ra në tokë 40 km larg zonës së planifikuar së rrëzimit dhe vetëm 10 kilometra nga vendbanimi më i afërt.