Edhe ne qytetin bregdetar te Vlorës ka mbërritur stuhia., biznese dhe qytetarë largohen nga Lungomarja Një stuhi e fortë ka përfshirë mbrëmjen e sotme qytetin e Vlorës, duke shkaktuar probleme në zona të ndryshme. Era e fuqishme ka detyruar qytetarët dhe pushuesit të largohen për arsye sigurie, për shkak të rrezikut nga rrëzimi i pemëve dhe objekteve të ndryshme. Në zonën e Lungomares, bizneset kanë nisur menjëherë të mbledhin çadrat dhe karriget, pasi era vijon të fryjë me intensitet të lartë, duke vështirësuar aktivitetin normal.