Ka mjaftuar një rrebesh shiu që shumë rrugë dhe kryqëzime në qytetin e Durrësit të përmbyten, duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve. Zonat më problematike janë afër stacionit të trenit, te kryqëzimi i stadiumit, në lagjen 18, shëtitorja bregdetare, Plazh e Shkozet. Ndërkohë, sipas Kapitenerisë së Portit të Durrësit, mbrëmjen e vonë të së hënës do të rikthehet lundrimi i trageteve të linjës Durrës-Bari-Durrës, që do të nisen rreth orës 23.00. Natën e kaluar për shkak të detit të trazuar me dallgë 3-4 metra u anulluan lundrimet e trageteve në këtë linjë. Lundrimi i anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese vazhdon të jetë i pezulluar.