Një stuhi e fortë debore ka zbardhur pjesë të terë të veriut të Kinës, përfshirë dhe kryeqytetin Pekin duke sjellë një kaos të vërtetë trafiku nëpër rrugë, por edhe vonesa trenash e anullime fluturimesh. Temperaturat zbritën brenda ditës nën zero, thonë mediat vendase teksa një front i ftohtë është zhvendosur nga perëndimi drejt lindjes, duke sjellë në Pekin e qytete të tjerë një borë që sipas ekspertëve është shumë e parakohshme.