Top Channel/ SPAK: Kemi 27 hetime për dyshimet se u ofruan favore dhe para
29/04/2021 16:06

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha po ndjek proceset në lidhje me hetimin e akuzave zgjedhore. Prokuroria e posaçme SPAK këmbëngul dhe insiston në bashkëpunimin e publikut, por edhe politikës për të sjellë të dhëna për krime zgjedhore që kanë lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. Jo zyrtarisht burime për gazetaren Anila Hoxha bëjnë me dije se për listën e publikuar nga media Lapsi. al të patronazhimit, me të dhënat e 900 mijë qytetarëve, është ashpërsuar qëndrimi i SPAK dhe ky procedim penal përveç hapjes së informacionit vetiak është regjistruar gjithashtu dhe për korrupsion aktiv në zgjedhje që sipas kodit penal përfshin nenin 328 dhe që do të thotë se ofrimi i çdo të mirë paraje apo favorizim tjetër përbën vepër penale dhe dënohet nga 1-5 vite burg. Njëkohësisht sipas SPAK në qëndrimin zyrtar , ku u publikua dhe apeli për ndihmë nga publiku thuhet se nga 33 hetime të hapura , 27 prej tyre janë për akuzën e korrupsionit aktiv, që sërish ka lidhje me ofrimin e parave apo çdo favori tjetër në këmbim të votave. Të gjitha këto lidhen me referimet dhe kallëzimet e policisë gjyqësore në policinë e shtetit. Në dy raste dy zyrtarë të lartë janë në hetim për përdorim të funksioneve publike në favor të zgjedhjeve thuhet më tej në qëndrimin e SPAK. Në total që prej marsit u dorëzuan 90 kallëzime, prej të cilave janë në procedim vetëm 33. Ndërkohë edhe kallëzimet e Presidencës janë deleguar për hetime të mëtejshme në policinë e shtetit. SPAK ka tërhequr edhe 3 çështje që lidhen me arrestimet në flagrancë apo edhe me denoncimin publik dhe video publike të shfaqura nga Top News ku një kandidat i LSI shfaqet duke bërë pazare në këmbim të votës.

Top Channel/ Alarmi i Veliajt: Jam né burg me vrasés serialë!
28/10 23:24
Top Channel/ Nga gjoba te “lista e zezë”! Miratohet paketa anti-dhunë, të gjitha ndryshimet
28/10 23:22
Top Channel/ Shqipëria abstenon për Kubën në OKB, miratohet rezoluta për embargon amerikane
28/10 23:19
Top Channel/“Kushte skandaloze”,avokati i Veliajt pas takimit në burgun e Fierit:Në një korridor me…
28/10 22:23
Top Channel/ ‘Pa ujë e drita rrethuar me vrasës serial’, letra e Veliajt pas transferimit në burgun…
28/10 22:21
Top News- Rregullat e reja për protestat/ Rriten gjobat, ndalohet maskimi, kompensim bizneseve
28/10 22:10
Top News – Ambasdorja e BE takime në Kuvend/ Diskutime me Ballën për procesin e anëtarësimit në BE
28/10 21:53
Top News- Studentët në kërkim të mbështetjes/ Marshimi zhvendoset në korridoret e universiteteve
28/10 21:51
Top News- Republikanët letër Rubios për zyrtarët shqiptarë të korruptuar, kërkojnë masa urgjente
28/10 21:36
Top Channel/ Shtohen rastet me grip, ISHP: Qarkullojnë Covid dhe AH1N1
28/10 19:59
Top Channel/ Protesta, hyn në lojë antiterrori. Arrestohet një person dhe 17 të proceduar
28/10 19:54
Top Channel/ Shpëton syri i Erion Vishkullit, Ministria e Shëndetësisë: Operacioni kaloi me sukses
28/10 19:51
Top Channel/ Protesta e studentëve, për të tretën ditë radhazi shmangen incidentet
28/10 19:49
Top Channel/ Kufizim vizash zyrtarëve shqiptarë, dy kongresmenë amerikanë letër Rubios: Masa…
28/10 19:38
Top News – Apeli ‘siguron’ bojkotin e GJKKO. Avokatët mund të marrin pjesë pa rrezikuar licencën
28/10 18:00
Top Channel/ Protestohet në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, hidhen fishekzjarr drejt policisë
28/10 17:31
Top Channel/ “Urgjencë kombëtare”/ Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, protestohet në Kosovë
28/10 16:33
Top News – Rama konfirmon paketën fiskale, por me tre ‘retushime’ të vogla për nivelin e tatimit
28/10 15:32
Top Channel/ Kroacia bllokon ushqimet shqiptare. Fiqtë e thatë me aflatoksina, specat me pesticide
28/10 15:29
Top News- ‘Rrëmbim dhe cenim të drejtash’. U zhvendos në burgun e Fierit, Veliaj: Transferim politik
28/10 15:27