Sllovakët i janë drejtuar sot qendrave të votimit për zgjedhjet kyce presidenciale në të cilat vënë përballë njëri-tjetrit kampin pro Moskës dhe atë pro Kievit, në vendin e pllakosur nga pozicionime të ndryshme mbi luftën në Ukrainën fqinje. Kryetari i Parlamentit Peter Pellegrini, dhe ish-ministri i Jashtëm liberal, Ivan Korcok, që përkrahet prej opozitës, janë kandidatët kryesorë në mesin e nëntë garuesve në total.