Top Channel/ Sot ditëlindja e Kadaresë! Helena: E kishte të shenjtë gjuhën shqipe
28/01/2025 19:59

89 vite më parë u lind në qytetin e gurtë të Gjirokastrës gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare. Këtë 28 janar, ai nuk mund të festonte mes nesh. Mungoi prania fizike, por vepra e tij ndihet më gjallë se kurrë. Këtë e tregojnë dashamirësit e letërsisë, që vazhdojnë të përpijnë nga raftet e librarive krijimet e Kadaresë. Botuesit pohojnë se shifrat e librave të shitura pas ndarjes nga jeta, konfirmojnë se vepra e tij është e pavdekshme. Kadare frymon mes rreshtave që nxori nga pena e tij dhe jeton në mendjet e lexuesve ndër breza. . Proza e tij e mprehtë e depërtuese pasqyronte kompleksitetin e historisë dhe folklorit të Shqipërisë. Gjuhën shqipe e konsideronte të shenjtë, sikurse rrëfen bashkëshortja e tij, shkrimtarja Helena Kadare. Ai ka bërë një punë shumë të madhe me pastrimin e gjuhës. Ai qëmtonte një nga një të gjitha fjalët që kishin mundësi të ktheheshin në shqip. Në gjuhën shqipe kishte shumë huazime turke. E merrte një fjalë nga libra të ndryshëm, nga Fishta për shembull dhe shihte si mund të quhej në shqip. Çdo mendim e hidhte në letër dhe Helena Kadare kujton se i kujdesshëm ishte për çdo dorëshkrim, që sot është pasuri jo vetëm kulturore, por edhe historike. Në 70 vite krijimtari, ai ka shkruar vetëm me dorë. Ne kishim dorëshkrimet e arkivave të tij kur ikëm për herë të parë në Francë në '90 dhe që erdhi sigurimi i sekuestroi. Kur u kthyem, na i dha Arkivi. I morëm me vete, ai donte të ruante çdo gjë I përkthyer në mbi 45 gjuhë, Kadare ka qenë disa herë kandidat për çmimin “Nobel” në letërsi, ndërsa është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit”, si edhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.

Top Channel/ Lasgushi e Kuteli, rrezikohen banesat/ Auron Tare: Rrezikohet trashëgimia kulturore
11/10 12:27
Top Channel/ Açka sjell trilogjinë “1914”. Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja rrëfen ngjarjet
10/10 20:44
Top Channel/Trilogjia “1914”! Pas 15 vitesh punë, Açka rrëfen ngjarjet që tronditën shtetin shqiptar
10/10 15:33
Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10 12:30
Top Channel/ Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla
10/10 12:28
Top Channel/ “Mbaje frymën” vjen në shqip, romani prezantohet në Festivalin Letrar për të Rinj
10/10 12:28
Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32
Top Channel/ Adem Shehi, historia në film. Komandanti i Brigadës 153 nderohet në Tiranë
09/10 15:30
Top Channel/ Poetja Anne Carson fiton Nobel në Letërsi! Studiuesit: Rikthim te letërsia klasike
08/10 19:59
Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12
Top Channel/ Xhubleta në hartën digjitale, tradita dhe historitë e veshjes shqiptare në web
07/10 12:28
Top Channel/ Nis sonte “Topin e kam unë”, autorja Grida Duma zbulon të gjitha detajet
06/10 20:30
Top Channel / Ahengu shkodran bashkon brezat nga 7 në mbi 80 vjeç, këngëtarët sjellin traditën
03/10 15:26
Top Channel / Artizanati gjallëron muzeun/ Në Elbasan, mjeshtrit dhe të rinjtë përcjellin traditën
03/10 12:37
Top Channel / “Goca & Gra” rikthehet sonte/Orinda Huta dhe Selin Bollati risitë e sezonit të ri
03/10 12:30
Top Channel /“Live me Luizin” nis sonte në Top Channel, Ejlli: Emision për të gjithë familjen
02/10 19:59
Top Channel/ Ekspozita “Punë pa teka”, Lori Hoxha: Top Channel ka impakt përtej ekranit
01/10 23:43
Top Channel/ “Skampa” nis edicionin e 28-të. Dhjetë trupa teatrore në Elbasan deri më 5 tetor
01/10 15:39
Top Channel/ Përkthimi, ura mes kulturave! Diskutohen sfidat që sjell AI
30/09 20:15
Top Channel/ Vallja dyshe e burrave dhe kostumet myzeqare iu prezantuan të rinjve në muze
30/09 12:30