Pamje tradicionale, jehona e daulleve dhe vallet popullore krijuan atmosferë festive në edicionin e 24-t të festivalit Sofra Dardane, organizuar nga Unioni Artistik Kombëtar Shqiptar. Për tre ditë me radhë, grupe folklorike nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora u bënë pjesë e këtij aktiviteti, duke përcjellë vlerat më të mira të trashëgimisë sonë kulturore. Në këtë edicion, vëmendje e veçantë iu kushtua kujtesës historike të luftës së drejtë të UÇK në vitin 1999, si dhe mesazhit për liri ndaj krerëve të saj.