Edhe pse duket se skulptura nuk ka ndonjë të ardhme të jashtëzakonshme në vendin tonë, përsëri ka të rinj të talentuar të cilët artin nuk e zgjedhin vetëm si pasion, por edhe si profesion. Klevis Myrta u frymëzua nga natyra fantastike e Gjinarit për të nisur rrugën e artit. Edhe pse jeton në kryeqytet, sërish punimet kryesore i zhvillon në këtë vend.