Rrezikon të dështojë dhënia në kohë e subvencioneve të Skemës Kombëtare 2026 për shkak të keqmenaxhimit mes Ministrisë së Bujqësisë dhe AZHBR-së. Edhe pse skema është publikuar prej më shumë se një muaji në Fletoren Zyrtare dhe u prezantua nga ministri Andis Salla si një mbështetje e shtuar për fermerët, procesi vijon të mbetet i bllokuar dhe pa afate të qarta. Prej javësh Ministri Salla zhvillon takime promovuese, ndërkohë që ky i fundit ende nuk ka hartuar udhëzimin që përcakton kriteret e aplikimit.