Top Channel/ Skema e investimeve, nisin aplikimet. Denaj: Në dispozicion 20 mln euro
30/07/2025 15:35

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 për sektorin bujqësor, duke ofruar një paketë financimi të integruar që përfshin kredinë e butë dhe mbështetje financiare përmes granteve. Në rrjete sociale ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka përcaktuar edhe sesi do të funksionojë. “Tashmë, Kredia e butë e nisur prej janarit, me një normë interesi vetëm 2% dhe 70% kolateral nga shteti, gërshetohet me Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 me 50% grant, duke krijuar një paketë të plotë financimi për sektorin bujqësor.” Sipas Denajt kjo skemë me një fond prej 20 milionë eurosh të strukturuara ka për qëllim rritjen e konkurrueshmërisë dhe fuqizimin e inovacionit në zinxhirin agroushqimor, duke siguruar gjithashtu përmbushjen e standardeve të BE-së për sigurinë ushqimore. Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron 9 masa mbështetëse: • ndërtimin e serrave diellore të reja për prodhimin e perimeve, • luleshtrydheve dhe rrushit të tavolinës; • mbjellje të reja në pemë frutore, ullinj, agrume dhe vreshta; • rrjeta antibreshër për pemët, agrumet dhe vreshtat ekzistuese; • sistemet e ujitjes me pika në pemëtore dhe vreshta; • ndërtimi i ambienteve për mbarështimin e blegtorisë dhe shpendëtarisë; • mekanizimi dhe modernizimi i fermave bujqësore dhe blegtorale; • pajisjet për përpunim dhe paketim për perime, fruta, rrush, verë, ullinj dhe vaj ulliri; • investime në agroturizëm; • koshat dhe rrjetat e peshkimit për akuakulturë.

Top Channel/ Frenohen shpenzimet, familjet druhen nga blerjet, bie besimi te ndërtimi dhe tregtia
02/11 12:25
Top News – Bordi bën prapakthehu. Ul me 6 lekë çmimin e naftës, benzina nuk preket
31/10 13:52
Top Channel/ Nga janari 2027 ndryshon taksimi, makinat e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë
30/10 15:22
Top Channel/ Buxheti 2027, mbi 10 mld euro, pensionet marrin pjesën kryesore
29/10 19:44
Top Channel/ Rriten taksat për bizneset. Tatimi mbi fitimin nga 15% në 17%, dividendi nga 8% në 15%
27/10 15:06
Top Channel/ Ulet taksa, nga 20% në 6% TVSH për bukën, qumështin, mishin, vajin, vezët, fruta-perime
27/10 15:05
Top Channel/ Ekonomia do të rritet me 3.4%, Banka Botërore: Turizmi dhe shërbimet mbështesin rritjen
27/10 12:15
Top Channel/ Ulet taksa për ushqimet e shportës, nga 20% në 6% TVSH-ja për bukën e disa produkte
27/10 12:14
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:32
Top News – AmCham thirrje kundër dhunës. Përsërit rekomandimet: Kujdes me korrupsionin dhe monopolet
22/10 16:27
Top Channel/ FMN rrit parashikimin në 3.5%. Ekonomia shqiptare do rritet, inflacioni 3.2%
13/10 15:47
Top Channel/ Nafta bie, Europa përfiton. Brent 104.6 dollarë, goditen bursat aziatike
13/10 15:45
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësi! Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së
10/10 15:11
Top Channel/ Banka blen 664 milionë euro! Blerjet rekord në gjashtë muaj, euro vijon të dobësohet
10/10 15:09
Top Channel/ Pesticidet, 7 kompani bëjnë ligjin. Fermerët nën presionin e kostove
09/10 19:58
Top Channel/ Ulet në 2,9% inflacioni, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
08/10 19:49
Top Channel/ Buxheti 2027, 10 miliardë euro. Dyfishohet bonusi i pensioneve dhe pagesa për bebet
07/10 15:18
Top Channel/ 118 mln euro për ujësjellësin. Qytetarët do kenë akses në prokurimet publike
07/10 15:08
Top Channel/ Euro zbret deri në 87 lekë. BSh shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
07/10 15:07
Top Channel/ 40% e shpenzimeve për ushqim, rëndohet buxheti i familjeve
06/10 19:41