Top Channel/ Skandali seksual në kampin e Kombëtares, prokurorja tregon nëse u lëshua urdhër arresti
10/07/2024 21:16

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen në Dortmund, ku një mbikëqyrës shqiptar që ndodhej në kampin stërvitor ku Kombëtarja po akomodohej, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një punonjëse. Një përdhunim mund të ketë ndodhur në qendrën sportive Kaiserau gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit, nis artikulli i medias gjermane Hellweger Anzeiger. Ka ende shumë pyetje pa përgjigje në lidhje me hetimin për një anëtar te stafit të kombëtares shqiptare. Të hënën u bë e ditur se prokuroria e Dortmundit po heton personin me shtetësi shqiptare. I dyshuari thuhet se ka kryer “akte seksuale pa dëshire” ndaj një gruaje më 23 qershor. Mbetet e paqartë nëse ngjarja është përshkallëzuar deri në përdhunim. Një gjë është e qartë: incidenti ka ndodhur në qendrën sportive Kaiserau, kampi i skuadrës shqiptare gjatë Kampionatit Evropian. Siç konfirmoi zyra e prokurorit publik, i akuzuari shqiptar u largua nga vendi më 24 qershor, një ditë pasi autoriteti policor mori ne shqyrtim incidentin. Sipas informacioneve të Hellweger Anzeiger, skuadra shqiptare është larguar nga qendra e Kaiseraut më 26 qershor. Prokurorja e çështjes, Sonja Frodermann, pranon se nuk ka dijeni për detajet e largimit. “Për mendimin tim, largimi i hershëm nuk është një pranim faji”, thotë ajo për median gjermane. Mospasja e një dyshimi urgjent (te arsyetuar) do të thotë gjithashtu probabilitet i ulet për te dënuar personin”, thotë Sonja Frodermann. Kjo do të thotë se prokuroria publike vlerëson se shanset për ta akuzuar personin dhe për ta dënuar atë janë relativisht të ulëta. Në Gjermani diçka e tillë është e rëndësishme për gjyqësorin, sepse një dyshim i fortë për një vepër penale është shpesh parakushti bazë për lëshimin ose jo te një urdhër arresti apo nëse një gjykatës urdhëron paraburgim. Edhe nëse kjo ndodh, prezumimi i pafajësisë vlen deri në marrjen e një dënimi përfundimtar.

Top Channel/ Kuqezinjtë/ Prova e fundit, Shqipëria përgatitet për Finlandën, stadiumi plot dhe…
11/11 12:58
Top News- Përballjet e Kombëtares. Kuqezinjtë nisin punën, shiten biletat për sfidën me Finlandën
10/11 10:51
Top Channel/ Gara e hipizmit, Enes Brahimi triumfon në dy kategori
07/11 20:00
Top News – Kombëtarja në Nations League, Maran konfirmon tërheqjen e Balliut
06/11 16:32
Top Channel/ Fëmijët francezë vizitë në Shqipëri/Të vegjlit zhvillojnë turne së bashku me prindërit
25/10 15:31
Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00