Top Channel/ SKANDALI! Gazetari u fut në grupin ku flitej sulmi në Jemen, demokratët kërkojnë hetim
25/03/2025 18:48

Një rrjedhje e informacionit të sigurisë po shkakton zemërim në SHBA pasi The Atlantic zbuloi se zyrtarë të lartë të administratës Trump transmetuan aksidentalisht plane shumë të ndjeshme ushtarake përmes një grupi bisede në Signal, me një gazetar që po lexonte gjithçka në kohë reale. Në Senat, të hënën, lideri i pakicës, Chuck Schumer, e quajti këtë “një nga shkeljet më tronditëse të inteligjencës ushtarake dhe u kërkoi republikanëve të nisnin një hetim të plotë mbi mënyrën se si ndodhi, dëmin e shkaktuar dhe si mund të shmanget në të ardhmen. “Çdo njëri prej zyrtarëve qeveritarë në këtë bisedë grupi tani ka kryer një krim – edhe nëse aksidentalisht,” shkroi senatori, Chris Coons, në X. “Nuk mund t’i besojmë askujt në këtë administratë të rrezikshme për të mbajtur amerikanët të sigurt.” Sipas raportimit të The Atlantic, kryeredaktori Jeffrey Goldberg u ftua aksidentalisht në një bisedë grupi në Signal me më shumë se një duzinë zyrtarësh të lartë të administratës Trump, përfshirë nënkryetarin JD Vance, sekretarin e shtetit Marco Rubio, këshilltarin e sigurisë kombëtare Mike Waltz, sekretarin e mbrojtjes Pete Hegseth dhe të tjerë. Raporti tregon jo vetëm një keqmenaxhim historik të informacionit të sigurisë kombëtare, por edhe një zinxhir komunikimi potencialisht të paligjshëm, ku plane të ndjeshme ushtarake për sulmet ajrore kundër rebelëve Houthi në Jemen u ndanë në mënyrë të papërgjegjshme në një bisedë të koduar me funksione automatike të fshirjes së mesazheve. “Kjo na ka bërë të dukemi të dobët përballë armiqve tanë”, tha kongresmeni nga Kalifornia, Ro Khanna, për The Guardian. “Duhet ta marrim kibernetikën shumë më seriozisht, dhe pres me padurim të udhëheq për këtë çështje”. Si demokrati kryesor në Komitetin e Inteligjencës të Dhomës së Përfaqësuesve, Jim Himes ka mbikëqyrur shumë seanca të klasifikuara, por rrjedhja e planeve të luftës përmes një bisede në Signal e ka tronditur. “Nëse kjo është e vërtetë, këto veprime janë një shkelje flagrante e ligjeve dhe rregulloreve që ekzistojnë për të mbrojtur sigurinë kombëtare, përfshirë jetën e amerikanëve që shërbejnë në zona të rrezikshme”. tha ai. “Këta individë e dinë rrezikun katastrofik të transmetimit të informacionit të klasifikuar përmes sistemeve të paklasifikuara. Po të kishte bërë diçka të tillë një zyrtar më i ulët në gradë, do të humbiste menjëherë certifikatën e sigurisë dhe do të ishte subjekt i një hetimi penal”.

Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13
Top Channel/ BE taksë për Big Tech, plani për buxhetin parashikon taksë 3% mbi të ardhurat digjitale
21/11 15:02
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë në bursa: Investitorët “frikë” nga Inteligjenca Artificiale!
21/11 15:01
Top Channel/ Sulmohet baza e të dhënave të FBI-së: Informacione penale, Byroja nis hetim!
21/11 14:32
Top Channel/ Britanikët “ndërrojnë mendje”: Shumica e votuesve, tani duan rikthimin në BE!
21/11 14:22
Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19