Duke e përshkruar këtë si një lëvizje në funksion të një integrimi më të mirë, Gjermania njoftoi se nuk do të pranojë më imamë të dërguar nga Turqia, por do të trajnojë vetë klerikë myslimanë. Njoftimi i ministrisë së brendshme gjermane shpjegon se program ekzistues i trajnimit në bazën e të cilit dërgohen imamë turq në xhamitë gjermane, do të ndërpritet gradualisht.