Top Channel/ Si i shpëtoi Kidi i Vlorës burgut përjetë në Angli për pengmarrjen e fierakut
01/08/2024 19:37

Prokuroria angleze është tërhequr nga akuzat ndaj një shqiptari dhe bashkëpunëtorëve të tij të arrestuar nën akuzën e pengmarrës të një fieraku në Londër. Nekid Arapi i njohur në Angli me pseudonimin Kid Vlonjati është dënuar me vetëm 16 muaj burg për posedim dhe tentativë shitje droge klasi B. Ndaj tij ranë akuzat për pengmarrje, burgosje të rreme dhe kërcënime për vrasje personi për të cilat nëse do shpallej fajtor mund të dënohej nga gjykata deri me burg përjetë. Një zyrtar i kësaj gjykate i tha Top Channel se u rrëzuan akuzat edhe për të arrestuarit e tjerë Xhon Guveli 28 vjeç, Fation Arapi 27 vjeç, Armando Brahashaj 26 vjeç, Eduart Cepele 30 vjeç dhe Emanulea Arapi 28 vjeçe. Ata fituan menjëherë lirinë nga salla e gjyqit. Vitin e shkuar Top Channel raportoi se një 30-vjeçar u mbajt peng për 12 ditë dhe pak përpara se të mbaronte afati për të paguar 400.000 stërlina, u arrestuan ata që e kishin e marrë peng. Për lirimin e tij, u përfshi Drejtoria për Marrëdhëniet me Jashtë në Policinë e Shtetit, duke bashkëpunuar me NCA- FBI-n britanike dhe Policinë Metropolitane. Pas lirimit, 30-vjeçari i marrë peng qëndroi në spital, nën ruajtjen e policisë. Ai kishte dëmtime të shumta trupore pas një dhune të fortë gjatë kohës kur u mbajt peng ne lindje të Londrës. I ishin hequr me pinca edhe thonjtë. Personi i marrë peng në komunitetin shqiptarë në Angli njihej si një person problematik dhe jo korrekt në pazaret e drogës prodhuar në shtëpitë e barit. Komentet në rrjetet sociale e përshkruajnë si një person i cili i kishte bërë “gola” shqiptarëve të përfshirë në shtëpitë e barit. E shkuara e tij e errët ka dalë në pah nga hetimet pasi ai u lirua si peng. Nëse ai do të dëshmonte në gjykatë, avokatët mbrojtës të Arapit dhe të tjerëve do ta diskreditonin dhe ai paçka se ishte viktima pengmarrjes do të shpallej një dëshmitarë jo i besueshëm. Me sa duket prokuroria angleze për të evituar këtë është tërhequr nga akuzat. Një arsye tjetër mund të jetë edhe tërheqja nga dhënia dëshmi e fierakut që u mor peng. Familjes së tij në Fier i kërkohej të paguante një “dëm” prej 400.000 stërlina. Pengmarrësit duke përdorur telefonin e pengut me video-call telefononin të vëllain në Patos duke i treguar si po e torturonin në ambientet ku e mbanin të lidhur. Përfshirja e shqiptarëve në biznesin e shtëpive të barit në Britaninë e Madhe ndër vite ka prodhuar krime të tjera edhe më të rënda si pengmarrje, grabitje dhe vrasje të disa shqiptarëve brenda ambienteve ku mbillet dhe rritet kanabisi.

Top Channel/ Shiu shpërndan protestuesit, zbrazet qendra e Tiranës
21/10 20:42
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 20:22
Top Channel/ Protesta, evitohen përplasjet e mëdha! Vetëm incidente sporadike në shesh
21/10 20:21
Top Channel/ Protesta e nëntë më e qetë për disa orë, por në mbrëmje u kthyen molotovët
21/10 20:20
Top Channel/ Konfliktohen protestuesit me njëri-tjetrin, marshojnë drejt qendrës së Tiranës
21/10 20:17
Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01
Top Channel/ Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, merr vendimin e parevokueshëm
21/10 19:58
Top Channel/ Plani ogurzi! Kush po i shfrytëzon protestat e dhunshme në Europë?
21/10 19:56
Top Channel/ Zbardhet plani franko-shqiptar kundër dhunës, diskutime për një front anti-vandalizmi
21/10 19:49
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:40
Top Channel/ Kënge e valle në orët e darkës, të rinjtë gaz e hare para policëve te Kryeministria
21/10 19:39
Top Channel/ Tensione në Bulevard, protestuesit gjuajnë me gurë dhe shishe uji drejt Kryeministrisë
21/10 19:35
Top News- Ekstradohet mësuesja turke/ Akuzohet për terrorizëm nga Turqia, mbështeti kurdët
21/10 19:29
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:19
Top News – Rikthehen sulmet, protestuesit hedhin molotovë drejt kryeministrisë, del autoboti
21/10 19:10
Top News – Në makinë me studentin protestues/ Rama i përgjigjet të riut teksa udhëton për në Budva
21/10 19:10
Top Channel/ Tensionohet situata para Kryeministrisë, molotov drejt efektivëve, Korreshi në protestë
21/10 19:07
Top Channel/ Vajzat protestuese rezistencë, ulen këmbëkryq në Bulevard para policëve
21/10 19:07
Top News – Pas shumë orësh qetësi, nisin tensionet e para/ Protestuesit djegin karriget
21/10 18:52
Top Channel/ Çudi në Bulevard, qytetari bën vrapin e mbrëmjes mes gurëve dhe molotovëve
21/10 18:52