Gjykata Penale në Shkup mori vendimin për rastin tronditës të firmës “Besa Trans”, autobusi i të cilës u aksidentua e më pas u dogj në orët e para të 23 nëntorit të vitit 2021 teksa kthehej nga Stambolli për në Shkup. 45 vetë humbën jetën mes flakëve në tragjedinë e përpara tre viteve, të bllokuar brenda mjetit pa asnjë mundësi shpëtimi.