Top Channel/ Shtyhet vendimi për ish-krerët e UÇK në Hagë: Rasti është tepër kompleks!
06/05/2026 11:33

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shtyrë me të paktën dy muaj shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e konfirmuar kjo për REL nga një zëdhënëse e gjykatës. Gjyqi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit për krime lufte dhe kundër njerëzimit përfundoi në muajin shkurt, dhe vendimi pritej këtë muaj. Megjithatë, zëdhënësja Angela Griep, tha se shpallja është shtyrë deri më 20 korrik “për shkak të kompleksitetit të rastit”, duke shtuar se kjo datë nuk garanton shpalljen e aktgjykimit dhe mund të ketë edhe shtyrje të mëtejshme. Të katër ish kreret e UCK-së i kanë mohuar vazhdimisht akuzat dhe u deklaruan përsëri të pafajshëm në përfundim të gjyqit. Prokurorët kërkojnë dënime prej 45 vjetësh secili, ndërsa mbrojtja këmbëngul për lirimin e tyre, duke përmendur mungesën e provave. Gjyqi ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit nisi më 2023, ndërsa ata ndodhen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020. Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, përbëhet nga gjyqtarë dhe avokatë ndërkombëtarë dhe u themelua nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015 për të gjykuar ish-pjesëtarët e UÇK-së sipas legjislacionit te Kosoves. Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999, Veseli udhëheqës i shërbimit të inteligjencës, Krasniqi zëdhënës, ndërsa Selimi anëtar i shtabit të përgjithshëm.

Top Channel/ Protesta mbyllet paqësisht, kërkohen dy tubime kombëtare në javë
05/11 23:46
Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46
Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12