Top Channel/ Shtëpitë e reja pas tërmetit, Veliaj: Rindërtimi nuk u ndal as për procesin zgjedhor
29/04/2021 15:50

Puna për rindërtimin e familjeve të dëmtuara nga tërmeti nuk është ndaluar edhe pas procesit zgjedhor. Kryetari i bashkise Erion Veliaj ka vizituar familjen Zhurllima në Farkë. “Ka shumë njerëz që thonë: ‘Hë se këto bëhen për fushatë’ por ne jemi menjëherë në terren duke vazhduar kantieret që ditën mbas fushate. Këtu disa njerëz janë ndarë për të punuar, disa njerëz janë ndarë për të xhiruar gomat, për të thyer poçat dhe për të fjetur gjumë. Por, ne e kemi çdo ditë fushatë. E kishim fushatë para një jave, e kemi tani një javë mbas zgjedhjeve. Do ta kemi gjatë verës, kur njerëzit do të shkojnë me pushime, dhe kur të vijnë do ta gjejnë Tiranën, me shumë prej infrastrukturave të rëndësishme në përfundim, sidomos në shkollat e reja që ne presim t’i hapim në shtator”, u shpreh Veliaj. Kryebashkiaku tha se që punët të ecin sa më shpejt dhe sa më mirë duhet të ketë bashkëpunim mes kundërshtarëve dhe jo ndasi. “Populli foli, na dha një fitore të qartë këtu, na dha një fitore të qartë në të gjithë Tiranën. Për sa kohë populli vendosi dhe na dha këtë besim për të vazhduar do të thotë që kemi lidhur një kontratë pune për këto 4 vite që do të punojmë akoma më shumë seç punuam këto vite. Me shokët e opozitës duhet të thuash: Çfarë ndodhi, ndodhi, çfarë u tha, u tha, çfarë gomash u xhiruan dhe çfarë poçash u thyen nuk ka problem. Kur them unë rraqe janë dhe mund t’i zëvendësojmë prapë, por tani na duhet që për të mirën e Farkës të jemi të gjithë bashkë dhe të ecim përpara”.

Top Channel/ Pensionistët, radhë në Postë, Pritje dhe sorollatje në Durrës
19/11 23:05
Top Channel/ 12 kg kanabis, një i arrestuar, Policia ndjek dy të rinj në autostradën Tiranë-Elbasan
19/11 23:04
Top News- Greta Thunberg i bashkohet protestës në Tiranë: Bota në solidaritet me ‘Flamingot’
19/11 22:29
Top News- Bllokohen anija me 16.8 tonë karburant në Durrës, dyshohet se do të nxirrej kontrabandë
19/11 22:13
Top News- Rrëshqitja e masivit shkëmbor në Bulqizë/ Rikthehet lëvizja në aksin Qafë e Buallit-Krastë
19/11 22:13
Top Channel/ 25 vite Top Channel, Drejtuesja Lori Hoxha: Madhështia qëndron tek njerëzit
19/11 21:01
Top News – Integrimi, lehtësohet procesi. Irlanda vlerëson Shqipërinë- Mbyllim 6 kapituj në 2026
19/11 20:00
Top Channel/ Koalicion kundër piraterisë televizive, Ama prezanton platformën e re
19/11 19:51
Top Channel/ Aditivë në produktet e bulmetit, Rreth 1 milion kg shtesa ushqimore për bulmetin
19/11 19:48
Top Channel/ Tensioni në protestët, qytetarët përplasen me policinë
19/11 19:36
Top Channel/ Rama: Europa gaboi me Rusinë. Merz: Trump-Xi-Putin u takuan për foto
19/11 19:32
Top News- Samiti i ‘Koalicionit të Vullnetmirëve’, Rama: Europa gaboi me Rusinë, duhej komunikim
19/11 19:28
Top Channel/ Tensione përpara Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë
19/11 18:50
Top Channel/ Kryeministri Edi Rama në Berlin, Gjermani, në takimin e “Koalicionit të Vullnetmirëve”
19/11 18:20
Top News – Punimet te mbikalimi i Laknasit/ Bllokohet lëvizja në rrugën dytësore Tiranë-Durrës
19/11 18:14
Top News- Po transportonin kanabis xhelatinë/ Arrestohet ‘mbikëqyrsi’, në kërkim bashkëpunëtori
19/11 18:11
Top News- Grabitja e parave të pensionistëve / SPAK heton një grup kriminal dhe një…deputete
19/11 16:38
Top News/ Vrasja e Briken Sanajt te Kodra e Diellit për hakmarrje, jepet pretenca pët autorin
19/11 16:37
Top News – Bonus fundviti për pensionistët. Diskutimet mbi shpërblimin, fond deri në 100 mln euro
19/11 15:40
Top Channel/ Kina, interes për investime! Ambasadorja kineze: Bizneset tona…
19/11 15:38