Top Channel/Shqiptarë, boshnjakë e malazezë:Amerika të ndërhyjë në rajon kundër veprimeve të Serbisë
12/10/2021 14:35

Përfaqësues të diasporave shqiptare, boshnjake dhe malazeze në Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një letër përfaqësuesve të Kongresit amerikan dhe administratës së presidentit Biden ku shprehin shqetësimin për veprimet e Serbisë dhe bëjnë thirrje për angazhim më të madh të Shteteve të Bashkuara për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Ballkan, thote VOA. Organizatat dhe veprimtarët nga këto komunitete shprehin alarmin për atë që ata e quajnë rritje të “militantizmit të qeverisë së Serbisë” ndaj Kosovës, por gjithashtu edhe ndaj Bosnje -Hercegovinës dhe Malit të Zi. “Ne besojmë se kjo është një çështje shqetësuese për Shtetet e Bashkuara sepse rrezikon drejtpërdrejt paqen dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe me atë paqe në Evropë në tërësi”, thuhet në letër. “Ne pamë si përfaqësues organizatash dhe individë që e kemi një rrezik të përbashkët, e kemi një shtet që po çrrënjos paqen dhe stabilitetin e arritur në Ballkan ”, tha një nga nënshkruesit, aktivisti Drilon Gashi në Uashington. Në letër thuhet se ngjarjet më shqetësuese ndodhën së fundmi në Kosovë, ku “ku tanket serbe, avionët luftarakë dhe automjetet e blinduara u vendosën në afërsi të kufirit me Kosovën”, pas vendosjes së masës së reciprocitetit për target nga qeveria e Kosovës. Gashi u shpreh se konsiderojnë që duhet të ketë një përfshirje më të madhe amerikane për ta ruajtur paqen dhe sigurinë e arritur në rajon.

Top Channel/ Pakti kundër krimit kibernetik, nismëtarë Kina dhe Rusia, nënshkruajnë 60 shtete
25/10 19:59
Top Channel/ Trump nis turin në Azi: Xi Jinping do bindë Putinin t’i japë fund luftës në Ukrainë
25/10 19:55
Top Channel/Sanksionet kthejnë Moskën në shina, i dërguari i Putin në SHBA për bisedime:Jemi afër…
25/10 19:53
Top News- Zelensky harron Tomahawk, i shtrin dorën Trump: Putin do të na përçajë
25/10 19:00
Top News- BE përplasje tregtare me Kinën, Von der Leyen: Të krijojmë pavarësi
25/10 17:30
Top News- BE i frikësohet Rusisë/ Von der Leyen- 800 mld euro për mbrojtjen
25/10 17:00
Top News- Sarkozi në telashe me të burgosurit, të tjera kërcënime gjatë natës për ish-presidentin
25/10 16:30
Top News- I burgosuri lirohet gabimisht, policia britanike në kërkim të abuzuesit të 14-vjeçares
25/10 16:00
Top Channel/ Mashtruesi me fytyrë fëmije, 37-vjeçari ka ndërtuar në Kamboxhia një perandori
25/10 15:23
Top News- Franca ndalon hedhjen e ushqimeve/ Produktet që nuk shiten në markete jepen për bamirësi
25/10 14:30
Top News- Trump “luftë” edhe me Kolumbinë për drogën, sanksione ndaj presidentit kolumbian
25/10 14:00
Top Channel/ Dita e gjykimit për Maduron! SHBA afron aeroplanmbajtëse e ushtarë pranë Venezuelës
25/10 12:16
Top News – Sulmi ndaj Trump, me shakanë e Ramës. ‘Demokratët e SHBA kanë humbur realitetin’
25/10 12:08
Top Channel/ BE do t’i japë raketa Ukrainës! Po shqyrtohet kredia 140 mlrd € me paratë e ngrira ruse
25/10 11:58
Top Channel/ Trump, tur “paqeje” në Azi, takim me presidentin kinez për tarifat
25/10 11:55
Top News- Trump drejt takimit me Kim Jong Un, e klasifikon Korenë e Veriut vend disi bërthamor
25/10 11:48
Top News- Merr fund arratia e ‘Vëllait Wang’, ëndrra për në rusi i kushton bosit të drogës
25/10 11:26
Top News- Venezuela në panik nga SHBA, paralajmëron sulm, Maduro mesazh për Trump
25/10 11:20
Top News- Bombardohet Kievi/ Të plagosur dhe dëme të shumta, Putin nuk ndalet
25/10 09:39
Top Channel/ Zbulohen kërkesat e Zelensky: Pa SHBA nuk zgjidhim gjë
24/10 23:32
BILETA Portokalli - Bileta