Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Hantavirus. Në një deklaratë zyrtare për mediat, Instituti i Shëndetit Publik sqaron se nuk ka vend për panik dhe se risku për përhapjen e këtij virusi në vendin tonë është i ulët. “Rrisku për Shqipërinë dhe kontinentin është shumë i ulët. Nuk ka asnjë lloj kufizimi të udhëtimeve dhe tregtisë, jo vetëm për shtetasit shqiptarë por edhe për europianët”, tha epidemiologu Artan Simaku.