Nga sot për herë të parë në histori Shqipëria bëhet anëtare jo e përhershme në këshillin e Sigurimit të OKB. Vendi ynë mori mbi dy të tretat e votave në 11 qershor për një mandat dy vjeçar, pas 65 vitesh anëtarësim. Këshilli i sigurimit ka 15 anëtarë, ku SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina janë 5 anëtare të përhershme ndërsa 10 vendet e tjera anëtare një prej të cilave tani është dhe Shqipëria kanë mandat dy vjeçar.