Në kryeqytet dhe qytete të tjera të vendit ka nisur festa pas fitores së Kombëtares 3-0 ndaj Çekisë dhe hedhjes se një hapi të sigurt drejt Kampionatit Europian “Gjermani 2024”. Festa ka nisur në stadiumin e mbushur me tifozë, për të vazhduar në rrugët e kryeqytetit. Edhe në Shkodër, dhjetra qytetarë kanë dalë në rrugët e qytetit duke festuar me flamuj kuqezi.