Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë një vendim të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, duke revokuar zyrtarisht mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për një mandat të ri katërvjeçar në krye të FIFA-s. Përmes një letre zyrtare të firmosur nga Presidenti Armand Duka dhe drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafström, FSHF ka njoftuar tërheqjen e mbështetjes së dhënë më parë për kreun aktual të shtëpisë botërore të futbollit.