Në shumë shtëpi shqiptare ruhen ende fotografi dhe negativë të vjetër, pa e ditur se ato mund të përmbajnë copëza të vyera të historisë sonë. Për këtë arsye, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” ka nisur nismën “Shpëto Arkivin Tënd”, duke ftuar qytetarët, familjet dhe trashëgimtarët e fotografëve të kontribuojnë në ruajtjen e kësaj trashëgimie të çmuar.