Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku objekt i sulmit ka qenë automjeti në pronësi të bashkëshortes së avokatit Idajet Beqiri, Nexhi Beqiri. Siç mëson gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, automjetit dyshohet se i është vendosur tritol, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.