Një biznes në lagjen “Kastriot” në Fier është dëmtuar gjatë orëve të para të mëngjesit, pasi dyshohet se në derën e tij të jashtme është përdorur lëndë plasëse. Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:30, ndërsa subjekti është në pronësi të shtetasit me inicialet A. K.