Top Channel/ Shpenzimet më të mëdha për ushqim, Instat: U rritën për argëtim, ranë për arsimin
10/10/2025 19:51

Shqiptarët harxhojnë më së shumti për të ngrënë. Instat nxjerr në pah përmes Anketës së buxhetit për vitin 2024 se në familjet shqiptare grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” renditet i pari në piramidën e shpenzimeve, duke zënë një peshë prej gati 40% në buxhetin familjar. Perimet blihen më shpesh përgjatë një muaji. Në një vlerë mesatare të shpenzimeve për konsum ushqimor prej gati 360 euro në muaj në një njësi ekonomike familjare e përbërë mesatarisht prej 3 anëtarësh, të dhënat tregojnë se pas perimeve 18.9% e shumës shkon për mish dhe nënproduktet e tij si dhe më pas për bukë dhe drithëra me 15,4 %.Në vitin 2024, shpenzimet për “mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje të banesës” u rritën me 5,7 %, krahasuar me vitin e kaluar, pasi shpenzuan kryesisht për pajisje për përgatitjen e kafesë, së cajit apo thekëse buke. Më shumë para shkuan edhe edhe për argëtim e kulturë, kjo sqarohet se erdhi kryesisht nga shpenzimet më të larta për “paketa turistike brenda dhe jashtë vendit”. Por teksa në përgjithësi grupet kanë rritje dhe fokusohen edhe për transport, veshje e këpucë; në fushën e arsimit shihet rënie krahasuar me një vit më parë, e cila mban edhe hapësirën më të vogël në shpenzimet e familjeve shqiptare me vetëm 3.3% të buxhetit. “Kjo lidhet kryesisht me të ardhurat e pakëta, pagat e ulëta, por edhe ka një mungesë interesimi apo informacioni sidomos në zonat rurale për arsimimin në përgjithësi. ata plotësojnë nevojat bazike. Por kjo është shqetësuese sepse arsimi bën të mundur zhvillimin e shoqërisë”. Të dhënat e Instat tregojnës e shqiptarët shpenzuan gjithsej për konsum rreth 70 miliradë lek në muaj. Një familje harxhon mesatarisht çdo muaj rreth 950 euro, 1.5% më shumë se vjet, ku Tirana është qarku me shpenzimet më të larta, pas tij rezulton Korca dhe Durrësi. Ndërsa më pak për konsum shpenzojnë në veri, në qarkun e Kukësit dhe Dibrës.

Top Channel/ Frenohen shpenzimet, familjet druhen nga blerjet, bie besimi te ndërtimi dhe tregtia
02/11 12:25
Top News – Bordi bën prapakthehu. Ul me 6 lekë çmimin e naftës, benzina nuk preket
31/10 13:52
Top Channel/ Nga janari 2027 ndryshon taksimi, makinat e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë
30/10 15:22
Top Channel/ Buxheti 2027, mbi 10 mld euro, pensionet marrin pjesën kryesore
29/10 19:44
Top Channel/ Rriten taksat për bizneset. Tatimi mbi fitimin nga 15% në 17%, dividendi nga 8% në 15%
27/10 15:06
Top Channel/ Ulet taksa, nga 20% në 6% TVSH për bukën, qumështin, mishin, vajin, vezët, fruta-perime
27/10 15:05
Top Channel/ Ekonomia do të rritet me 3.4%, Banka Botërore: Turizmi dhe shërbimet mbështesin rritjen
27/10 12:15
Top Channel/ Ulet taksa për ushqimet e shportës, nga 20% në 6% TVSH-ja për bukën e disa produkte
27/10 12:14
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:32
Top News – AmCham thirrje kundër dhunës. Përsërit rekomandimet: Kujdes me korrupsionin dhe monopolet
22/10 16:27
Top Channel/ FMN rrit parashikimin në 3.5%. Ekonomia shqiptare do rritet, inflacioni 3.2%
13/10 15:47
Top Channel/ Nafta bie, Europa përfiton. Brent 104.6 dollarë, goditen bursat aziatike
13/10 15:45
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësi! Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së
10/10 15:11
Top Channel/ Banka blen 664 milionë euro! Blerjet rekord në gjashtë muaj, euro vijon të dobësohet
10/10 15:09
Top Channel/ Pesticidet, 7 kompani bëjnë ligjin. Fermerët nën presionin e kostove
09/10 19:58
Top Channel/ Ulet në 2,9% inflacioni, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
08/10 19:49
Top Channel/ Buxheti 2027, 10 miliardë euro. Dyfishohet bonusi i pensioneve dhe pagesa për bebet
07/10 15:18
Top Channel/ 118 mln euro për ujësjellësin. Qytetarët do kenë akses në prokurimet publike
07/10 15:08
Top Channel/ Euro zbret deri në 87 lekë. BSh shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
07/10 15:07
Top Channel/ 40% e shpenzimeve për ushqim, rëndohet buxheti i familjeve
06/10 19:41