Top Channel/ Shpenzimet e zbritshme, si mund të përfitoni zbritje nga taksat
19/02/2025 19:54

Paguajmë taksa por edhe mund të përfitojmë zbritje. Nëse keni të ruajtur faturat e shpenzuara për mjekim, arsimim apo dhe interesat bankare të kredive që zotëroni, mund t’ju zbriten nga të ardhurat vjetore. Shpenzimet e zbritshme ose thënë ndryshe shpenzime që hiqen nga të ardhurat për të ulur shumën mbi të cilën paguhet tatimi, e përfitojnë ata individë me të ardhura nga punësimi, qiratë apo edhe të dypunësuarit. “Nuk është diçka e vështirë për t’u llogaritur është një analizë që lidhet me atë çfarë i ndodh familjes gjatë vitit ka që kanë nevoja për arsim ka edhe për shëndetësi. Në fakt duhet të ishte çik më e gjerë të përfshinte edhe ata që kanë nevoja për strehim dhe kategori të tjera në mënyrë që shpenzimet të kishin harmonizim me të ardhurat që realizon individi”, shprehet kontabalisti Eduart Gjokutaj. Por konkretisht, si i përllogariten këto shpenzime të zbritshme një qytetari me të ardhura nga punësimi. Për të kuptuar sesi llogariten shpenzimet e zbritshme marrim rastin e një individi në kryeqytet me të ardhura totale bruto në vlerën e 1 milionë e 900 mijë lekëve të cilat vijnë kryesisht nga paga, interesat bankare por dhe qiratë. Shpenzime të zbritshme këtij individi i njihen kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore në vlerën e 130 mijë lekëve, shpenzime për shkollim në vlerën e 80 mijë lekëve dhe shpenzime për mjekim në vlerën e 40 mijë lekëve. Nga kjo përllogaritje ky individ në total 250 mijë lekë shpenzime të zbritshme. “Natyrisht nga këto ardhura bruto zbriten shpenzimet dhe ajo çfarë ngelet kthehet në një objekt të taksimit me shkallët progresive përkatëse. Në rastin tonë shembull tatimi i llogaritur është 19 mijë e 500 lekë”, thotë Gjokutaj. Ekspertët e tregut ngrenë shqetësimin se më shumë kategori të zbritshme duhet t’u njihen individëve. “Shpenzimet atë qëllim kanë të përfitojnë por gama e shpenzimeve duhet riparë se nuk i bënë të interesuar për të deklaruar të ardhurat gjithsej”, shton Gjokutaj. Drejtoria e Tatimeve sqaron se me formatet e reja të deklaratave individuale të cilët kanë efekt një vit më pas, do të ketë përfitime të reja. Alketa Çabej, DPT: “Veç kësaj zbritje do të jetë dhe zbritja për çdo fëmijë 48 mije lekë në vit. Por të dyja këto zbritje i kanë efektet për vitin 2025 dhe do kryhen në 2026”. Sipas Drejtorisë së Tatimeve janë rreth 141 mijë persona duhet të plotësojnë DIVA-n për 2024, një pjesë e të cilëve edhe mund të përfitojnë nga këto shpenzime të zbritshme.

Top Channel/ FMN rrit parashikimin në 3.5%. Ekonomia shqiptare do rritet, inflacioni 3.2%
13/10 15:47
Top Channel/ Nafta bie, Europa përfiton. Brent 104.6 dollarë, goditen bursat aziatike
13/10 15:45
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësi! Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së
10/10 15:11
Top Channel/ Banka blen 664 milionë euro! Blerjet rekord në gjashtë muaj, euro vijon të dobësohet
10/10 15:09
Top Channel/ Pesticidet, 7 kompani bëjnë ligjin. Fermerët nën presionin e kostove
09/10 19:58
Top Channel/ Ulet në 2,9% inflacioni, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
08/10 19:49
Top Channel/ Buxheti 2027, 10 miliardë euro. Dyfishohet bonusi i pensioneve dhe pagesa për bebet
07/10 15:18
Top Channel/ 118 mln euro për ujësjellësin. Qytetarët do kenë akses në prokurimet publike
07/10 15:08
Top Channel/ Euro zbret deri në 87 lekë. BSh shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
07/10 15:07
Top Channel/ 40% e shpenzimeve për ushqim, rëndohet buxheti i familjeve
06/10 19:41
Top Channel/ Ndërtimi rrit besimin në ekonomi. Industria, tregtia e shërbimet në rënie
01/10 15:38
Top News – Mbi 160 produkte te ‘Pasqyra’. Ibrahimaj: Listë e mallrave me çmime fiks e fitim minimal
29/09 16:14
Top Channel/ Ekonomia rritet me 3,61%. Platforma për çmimet, gati në tetor. Listë me çmimet e ulëta
29/09 15:24
Top Channel/ FMN e Banka Botërore vlerësojnë pozitivisht sistemin financiar shqiptar
29/09 10:57
Top Channel/ Bllokohen specat dhe açuget, Shqipëria probleme edhe me produktet e detit
24/09 20:06
Top News – Nafta mbush arkat e Doganës. 6.8 mld lekë tepër, gjysma e tyre nga TVSH e karburanteve
24/09 17:15
Top Channel/ Të huajt blejnë më pak prona. Blerjet nga jorezidentët bien nga 25% në 20%
24/09 15:37
Top Channel/ BERZH: Rritja ekonomike 3,5%. Investimet dhe reformat për BE-në mbështesin rritjen
24/09 15:19
Top Channel/ Frenon çmimi i banesave, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament
23/09 20:08
Top News – Frenohet rritja e çmimit të apartamenteve, raporti i BSH për tregun e banesave
23/09 17:30