Dy të rinj të shtrirë në tokë, me duart e lidhura, goditen nga katër policë. Pamjet nga Shkupi kanë sjellë reagime të forta për dhunën gjatë ndërhyrjes policore. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 7 tetor. Të rinjtë, 21 dhe 23 vjeç, pretendojnë se policët qëlluan me armë, dëmtuan automjetin dhe më pas i dhunuan, edhe pasi i kishin lidhur.