Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë gjatë orëve të fundit një lokal në zonën e Nea Jonias, në Athinë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe duke alarmuar banorët e një pallati shumëkatësh. Flakët nisën në ambientet e lokalit, që ndodhet në katin përdhe të ndërtesës, dhe përfshinë me shpejtësi hapësirat e biznesit. Lokali u dëmtua rëndë dhe pothuajse u shkatërrua tërësisht nga zjarri.