Top Channel/ Shkarkimi i Metës, nis puna në Kuvend. Kërkesa kalon në Komisionin e Ligjeve
05/05/2021 15:20

Komisioni parlamentar i ligjeve nisi shqyrtimin e ligjshmërisë së kërkesës së firmosur nga 50 deputetë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta për shkelje të Kushtetutës me argumentin se u përfshi në fushatën zgjedhore. Kreu i shtetit mori një ftesë për të ngjitur shkallët e kryesisë së kuvendin paraditen e të enjtes e shprehur qëndrimet e tij përballë kësaj tentative të dytë shkarkimi. Pak përpara se të mblidhej, komisioni ligjeve mori një letër nga presidenti Meta i cili thotë se e gjithë veprimtaria parlamentare e Kuvendit, prej më shumë se dy vitesh tashmë, përpiqet të godasë veprimtarinë dhe aktivitetin kushtetues të Presidentit të Republikës. Sipas kreut të shtetit tentativa për ta shkarkuar është përpjekje e radhës, që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin, nuk synon asgjë tjetër, veçse shmangien e vëmendjes nga problematikat reale që po evidentohen dita ditës mbi këtë proces zgjedhor. Vasilika Hysi anëtare e këtij komisioni parashtroi akuzat për shkelje të kushtetutës nga presidenti Meta. Nëse presidenti do ti përgjigjet pozitivisht apo jo kësaj ftese, kjo nuk do të ndikojë që komisioni ligjeve të enjten ti dërgoj kuvendit propozimin për ngritjen e komisionit hetimor. Sipas kryeministrit Rama dhe sekretarit të përgjithshëm të PS Taulant Balla, parlamenti aktual do të jetë ai I cili do të votojë për shkarkimin e presidentit.

Top Channel/ Zegjineja falënderon Bardhon e PS, nuk i ndal ngacmimet për Bardhin e PD-së
05/07 15:19
Top Channel/ Rinumërimi në Durrës, Aulon Kalaja akuzon KAS: Do ta vazhdoj betejën
05/07 15:13
Top Channel/ Rama afat 48 orë për hapësirat publike! Thirrje për lirimin e ambienteve të përbashkëta
05/07 15:05
Top News – Zaptimi i hapësirave publike. Rama sjell shqetësimin e qytetarit e përsërit ultimatumin
05/07 14:25
Top News – Çfarë pritet në Kuvendin e ri. Zegjineja pranon mandatin dhe paralajmëron Gaz Bardhin
05/07 14:12
Top News – Një ditë pas ultimatumit të Ramës. Vlora nis aksioni për lirimin e hapësirave publike
05/07 13:09
Top News – Pa surpriza edhe Durrësi. PS e PD ‘firojnë’ me vota tepër nga 11 maji
05/07 12:58
Top Channel/ Marco Rubio do vijë në Tiranë! Ambasadori shqiptar në SHBA: Pranoi ftesën e Ramës
05/07 12:04
Top News – PD, tjetër shkresë KQZ. Për pamjet filmike të 11 majit dhe votën e diasporës
04/07 22:18
Top News – 4 Korriku, Berisha uron Trump. ‘SHBA feston pas fitores epike ndaj Ajatollahëve’
04/07 20:30
Top Channel/ Falenderime e ndjesë, Spiropali mesazh në mbylljen e legjislacionit të 10-të
04/07 19:46
Top Channel/ Berisha: Drejtorët ‘koka turku’! Rama ndërhyrje brutale në pushtetin vendor
04/07 15:10
Top Channel/ Zbulohen mesazhet e Ramës për socialistët: Lironi hapësirat publike!
04/07 15:06
Top Channel/ “Do përballeni me penalitete”! Tjetër ‘ultimatum’ nga Rama: Nuk ka ‘tokë e zanun’
04/07 13:48
Top Channel/ Rama batuta për ditëlindje: Faleminderit për urimet, por nuk festoj më me prefiksin 6
04/07 13:12
Top Channel/ Berisha uron SHBA-në për Pavarësinë: Ky përvjetor pas fitores epike ndaj Ajetollahëve
04/07 13:08
Top Channel/ Rinumërimi Durrës, s’ka surpriza! Vijon sot për të dytën ditë. E kërkoi Auron Kalaja
04/07 12:50
Top Channel/ Rama, ditëlindje në punë! Takohet me deputetët e Tiranës, kërkon angazhim në terren
04/07 12:03
Top News- Deputetët i japin lamtumirën Kuvendit/ Mbyllet seanca e fundit, opozita bojkoton votimin
03/07 22:52
Top Channel/ Seanca e fundit, miratohet akti normativ për buxhetin
03/07 22:32